Bursistët e fondacionit VILDANA, u bashkuan për ta realizuar aktivitetin e radhës, kësaj here në
formë bamirësie, duke grumbulluar rrobat që nuk i përdorin më apo që duan t\’i dedikojnë, për t\’i dërguar në dyqanin e bamirësisë \’\’Teshavesha\’\’ në Prishtinë, që funksionon në kuadër të AMC – Fondacioni: \’\’Action for Mothers and Children\’\’ që mbështetë programet shëndetësore.
Bursistët Elza Nuredini, Art Gjuli, Entela Beqiri, Aurela Beqiri dhe Flora Halimi, bashkë me koordinatorin Labinot Kunushevci, dhuruan rrobat të ndryshme pa pagesë në dyqanin
Ky aktivitet, si shumë aktivitete të tjera, tregon që dimenzioni akademik i sukseseve dhe dimenzioni human i empatisë janë të integruara në personalitetet e studentëve elitarë me të cilët bashkëpunon fondacioni VILDANA.
Kjo reflektohet në forma të ndryshme të mbështetjeve dhe kontributeve që ata japin për të mirën publike të shoqërisë.
Fondacioni u mbetet mirënjohës përherë studentëve kontribues.