23 nxënës shqiptarë do vijojnë mësimin në shkollën shqipe në Rozhajë të Malit të Zi
Është hapur shkolla e vetme në gjuhën shqipe në Rozhajë të Malit të Zi.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes, ndërsa bashkë më të ka qenë edhe ministri malazez i Arsimit, Miomir Vojinoviç, dhe ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.
“Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe”, shkroi Abazoviç në Facebook.
“Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”.
Në këtë shkollë vijojnë mësimin 23 nxënës shqiptarë.