623 milionë euro i dërguan diaspora në 6 mujorin e parë të këtij viti në Kosovë
623 milionë euro ka qenë vlera e remitencave gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti të dërguara nga diaspora në Kosovë, shkruan albradio.
Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim nga Banka Qendrore e Kosovës për albradio.
Ndërsa shteti nga i cili më së shumti janë regjistruar remitancat është Gjermania.
“Në tremujorin e parë të këtij viti nga Gjermania kanë ardhur 38.8 milionë euro. Në ndërkohë nga Zvicra në tremujorin e parë kanë ardhur 17.2 milionë, pasuar nga SHBA-të me 7.6 milionë euro, Austria dhe Italia me nga 4.8 milionë secila”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
Bazuar në këto të dhëna, sipas BQK-së, të hyrat nga diaspora janë një faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike, e cila vitin e kaluar ka arritur në 3 për qind.
Sipas BQK-së, të hyrat nga diaspora janë një faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike, e cila vitin e kaluar ka arritur në 3 për qind.
Vizitat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës janë më të shumta gjatë verës.
Vetëm në korrik, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë regjistruar 400 mijë hyrje-dalje. Flukse të mëdha njerëzish ka pasur edhe në kufijtë tokësorë.
Zvicra, Gjermania dhe Austria janë destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime. Këto janë edhe tri shtetet ku diaspora e Kosovës është e përqendruar më së shumti.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000.