Zvicra është shpallur prapë këtë vit si shteti më i mirë në botë (për të dytin vit radhazi), sipas të dhënave zyrtare nga ‘U.S. News & World Report’.
Lista i ka përpiluar rezultatet e anketimeve nga 21,000 njerëz anë e mbanë botës të cilët i kishin vlerësuar vendet e tyre bazuar në 65 atribute të cilat kanë përfshirë lumturinë, edukimin, ndikimin, mundësinë ekonomike, dhe shumë gjëra tjera.
Në krye të listës gjendet Zvicra, e cila është e njohur për neutralitetin global, shkallën e vogël të papunësisë dhe ekonominë e fortë. Ndonëse vend jo shumë i madh, qytetarët zviceranë kanë fituar më shumë çmime Nobel sesa thuajse çdo shtet tjetër për kokë banori.