Një 29-vjeçar nga Malisheva vendosi të niset mëngjesin e së martës, për në Gjermani, por përfundoi në stacion policor.
Kosovari u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit, zyrtarët e aeroportit i gjetën diçka të kundërligjshme.
I dyshuari siç duket vendosi që të marrë rrugën me dhjetëra fishekë në valixhen e tij, që iu kapën në flagrancë, raportojnë mediat në Kosovë.
Përballë kësaj situate, i riu nga Malisheva që pagoi biletën për të fluturuar nga Aeroporti i Prishtinës në atë të Dusseldorfit, përfundoi në polici.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur një armë e gjatë me fishekë të tjera – që janë sekuestruar si prova lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për armëmbajtje pa leje dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.