15 kompani prodhuese nga Kosova po marrin pjesë në panairin “Swiss Bau” në Zvicër

15 kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin e ndërtimit “Swiss Bau 2024” që do të mbahet nga data 16 janar deri më 19 janar në Bazel të Zvicrës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapje të këtij panairi ka deklaruar se në Kosovë është bërë rritja e eksporteve në tri vjetet e fundit duke kaluar shifrën prej 2 miliardë euro.

Kurti, në fjalimin e tij ka thënë se treguesit ekonomik s’janë vetëm shifra, por tregues të vizionit ekonomik të vendit.

“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e kaluara”, tha ai.

Ai tutje shtoi se, “Kosova ofron shumë prodhime cilësore”. Kreu i ekzekutivit, ftoi bizneset zvicerane që të sjellin kapitalin në Kosovë.