Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 BQK-ja me njoftim të ri për dinarin
2 Shkurt, 2024

BQK-ja me njoftim të ri për dinarin

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), nisur nga reagimet e shumta në lidhje me Rregulloren e re mbi përdorimin e parave të gatshme në territorin e Kosovës, ku është bërë e qartë se valuta e vetme e lejuar në territorin e Kosovës është euro, dhe se dinari nuk është më i pranueshëm, ka dalë me disa sqarime shtesë.

Në dokumentin e publikuar nga ky institucion, janë përfshirë pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta mbi përdorimin e valutave tjera si mjet pagese, të cilat nuk janë euro.

“Valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është Euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar në Republikën e Kosovës që mund të vendosë për valutën e vlefshme për kryerjen e pagesave dhe denominimet përkatëse”.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor. Këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ”, ka njoftuar BQK-ja ndër të tjera.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE