Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Stimulimi i rritjes së flokëve! Sa ndikim kemi?
25 Shkurt, 2024

Stimulimi i rritjes së flokëve! Sa ndikim kemi?

Nëse dëshironi të stimuloni rritjen e flokëve, mbi të gjitha duhet të përpiqeni të përdorni një produkt të shëndetshëm. Zbulojeni se si mund ta arrini gjatësinë e dëshiruar të flokëve më shpejt.

Mesatarisht, flokët rriten një centimetër në muaj. Për fat të mirë, ne nuk jemi plotësisht të varur vetëm ndaj gjenetikës sonë dhe mund të ndikojmë në rritjen tonë të flokëve.

Gati se çdo shtëpi e ka këtë pije, dhe ajo shpejtëson procesin e rritjes së flokëve në mënyrë të çmendur – nje truk që nuk do të kushtoj fare dhe që jep rezultate.

Për dikë është pija e preferuar e për dikë tjetër ilaq, edhe nga e kaluara e kemi dëgjuar se plot shtëpi e mbajnë dhe e përdorin si ilaç, ndërsa mund të përdoret edhe për rritjen e flokëve.

Flokët janë stili identifikues i një gruaje ose një burri. Mënyra se si i stiloni flokët është shumë e rëndësishme.
Sidomos tek gratë është edhe më shumë e shpërfaqur dhe kanë probleme me rritjen e flokëve.

Megjithatë, ka një zgjidhje, dhe besuat ose jo, ajo është rakia. Po, po, mirë e lexuat! Për shumë kënd, kjo mund të tingëlloj edhe si e pabesueshme, por rakia ka funksionin e stimulimit të qarkullimit të gjakut gjë që do të përshpejtojë procesin e rritjes së flokëve.

Aplikoni raki në lëkurën e kokës
Ju duhet të shpërndani në mënyrë të barabartë një sasi të vogël rakie në të gjithë fijen e flokut, duke u kujdesur që të mos i lagni majat e flokëve, si dhe të gjithë gjatësinë, në mënyrë që të mos thahen flokët.
Masazhoni lëkurën e kokës me raki duke lëvize me gishta rreth kokës, mbajeni kokën në të poshtë dhe vazhdoni të masazhoni.
Ndjesia e nxehtësisë dhe djegies nuk duhet t’ju shqetësojë, pasi kjo është një shenjë se rakia po stimulon procesin e qarkullimit të gjakut.

Ky truk mund të sjellë rezultate të shkëlqyera, megjithatë është e rëndësishme të mos e teproni, mjafton ta bëni procedurën një ose dy herë në javë. Gjithashtu këshillohet përdorimi i vajrave, si vaj rrushi, kokosi apo ulliri, në kombinim me raki.
(artikull i huazuar nga magazina të medicinës popullore).

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE