Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Rafuna: Sfidë dhe mund i madh sjellja e investitorëve arab në Kosovë
1 Mars, 2024

Rafuna: Sfidë dhe mund i madh sjellja e investitorëve arab në Kosovë

Marrëveshja ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Federatës së Odave Ekonomike nga Arabia Saudite, së shpejti do t’i jap frutat e para pas arritjes së bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, e konsideron si sfidë sjelljen e këtyre investitorëve në Kosovës.

Thotë se ka ekzistuar një “luftë” mes vende të rajonit se cili shtet po i sjellë këta investitorë.

“Është dashtë një mund shumë i madh dhe një angazhim shumë i madh për t’i sjellë në Kosovë. Dihet se edhe në vendet e rajonit tonë është një ‘luftë’ se kush investon më shumë dhe ja kemi arrit më shumë sukses falë edhe udhëheqjes që e bëjmë në odat e Ballkanit Perëndimor këtu. Kemi arritur që ti sjellim mbi 60 biznese, diku 66 biznese nga Arabia Saudite, ndërsa nga ana jonë janë mbi 200 biznese që janë ardhë që të takohen dhe për të parë mundësinë e bashkëpunimit mes dy bizneseve të Kosovës dhe Arabisë. Kanë qenë dy qëllime? Qëllimi i parë për të sjell investitor nga Arabia Saudite, dihet që Kosova është e etur për të pasur investime dhe Brenda mundësive që ka Oda Ekonomike jemi duke u munduar që të sjellim insertime në Kosovë. Qëllimi i dytë ka qenë që bizneseve tona që janë pjesë  e OEK-ut por edhe bizneseve tjera t’i ofrojmë një mundësi që të takohen dhe të gjejnë mundësinë e bashkëpunimit, qoftë për të shit mall, qoftë për të blerë mall”, deklaroi Rafuna.

Kryetari i Federatës së Odave Ekonomike nga Arabia Saudite, Hassan Al Husaizi, tha se shteti i tij e konsideron Kosovën si shtet mik, ndërsa premtoi më shumë bashkëpunim me bizneset kosovare.

Ai përmendi shtetin e tij si ndër të parët që e ka njohur Kosovën në vitin 2009.

“Sot jam shumë i lumtur që gjendem në mesin e juaj me një ekip shumë të madh prej afaristëve, duke përfshi edhe ministra që tejkalon numrin 70 prej tyre, që janë të interesuar për biznese në sektorin privat dhe për të lidhë marrëdhëniet mes dy shteteve mike. Mbretëria e Arabisë Saudite është prej shteteve të para që e ka njohur Kosovën si shtet në vitin 2009, dhe prej asaj kohe kemi filluar me krijimin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën duke sjell edhe një ambasador jo rezident në këto vende. Bizneset i forcojnë lidhjet, dhe është një lidhje në mes të politikës dhe shteteve. Ne kemi lidhje shumë të forta  edhe me Kosovën që e llogarisim shtetin tone mik dhe vëlla me Mbretërinë e Arabisë Saudite”, u shpreh ai.

“Sot e kemi nënshkruar edhe memorandumin dhe marrëveshjen mes dy shteteve për themelimin e këshillit të bizneseve Saudite-Kosovare, dhe prej saj të hulumtojmë mundësi të reja të investimeve në mes të dy palëve. Dhe prej këtij vendi unë e ftoj gjithashtu Federatën e Ballkanit, Federatën e Odës Ekonomie të Ballkanit që ta bëjnë një vizitë tek ne në shtetet tona që t’i lidhim edhe më shumë raportet mes dy palëve. Gjithashtu duke ju përshtat edhe vizionit 20-30 që gjendet në Arabin Saudite, ajo i lehtëson gjërat që të jemi në një raport të lidhjes së fort mes bizneseve Kosovare-Saudite, sepse kjo i përshtatet edhe vizionit të Saudisë, ku ka shumë mundësi për investime dhe gjithashtu kthimi i investimeve të bëhet ne mënyrë shumë të shpejtë”, deklaroi ai.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE