Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Panairi i Librit në Leipzig, pjesëmarrëse edhe Kosova
24 Mars, 2024

Panairi i Librit në Leipzig, pjesëmarrëse edhe Kosova

Kosova po merr pjesë në Panairin e Librit në Leipzig, ku po përfaqësohet nga Biblioteka Kombëtare, e cila prezanton në shtandin e saj botimet më të reja të vendin tonë.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në Facebook.

“Shtandi i Kosovës në panair u vizitua nga përfaqësues të Panairit të Librit në Lajpcig, po ashtu nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ambasadorja e Shqipërisë në Berlin, Adia Sakiq dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela, kurse po vazhdon të vizitohet nga autorë, studiues e lexues të shumtë”, shkruan ministria.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE