Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 U mbajt koncerti “Skënderbeu na bashkon”
15 Prill, 2024

U mbajt koncerti “Skënderbeu na bashkon”

Në këtë koncert performuan 16 shoqëri kulturo- artistike që veprojnë në Zvicër si dhe shumë artistë të tjerë me pika të ndryshme artistike.

Organizuar nga shoqata “Hora e Skënderbeut” të shtunën (14.04.2024) në sallën e mbushur plot me bashkatdhetarë në Kriens të kantonit të Luzern-it, që kishin ardhur nga të katër anët e Zvicrës u mbajt koncerti “Skënderbeu na bashkon” e që për qëllim kishte përkrahjen financiare për ngritjen e shtatores së Skenderbeut në Horën e Arbëreshëve në Sicili, dhuratë kjo nga mërgata shqiptare e Zvicrës dedikuar Arbreshëve.

Artistë të talentuar dhe shoqata kulturo artistike prezentuan artin e tyre me shumë dashuri dhe përkushtim për kombin dhe traditën që ju prezentuan bashkatdhetarëve e që më shumë i ngjante një festivali të mirë organizuar ku prezentohej kultura dhe muzika shqiptare.

Moderatorët Ramadan Morina (Dani) dhe Yllka Zuzaku shkëlqyen gjatë moderimit dhe secilën herë që moderonin programin përcilleshin me batuta të zgjedhura dhe të këndshme që publiku po kënaqej dhe përcjellte me ovacione dhe të qeshura.

Nënkryetari i shoqatës “Hora e Skënderbeut” Adnan Asllani në fjalimin e tij përshëndetëse theksoi se qëllimi i këtij koncerti ishte sensibilizimi i bashkatdhetarëve tanë për tu bërë pjesë e projektit për shtatoren e Skënderbeut për Horën e Arbëreshëve.
Ai vuri theksin gjithashtu te kontributi i madh te iniciatori i projektit zoti Berisha, i cili ka dhënë 20 mijë franga, duke i vu themelin e shëndoshë të këtij aksioni.

Z. Asllani tha gjithashtu se deri në realizimin e plotë, që parashihet të përurohet më 30 gusht 2024, ka ende për tu punuar dhe se gatishmëria e komunitetit shqiptar për ta ndihmuar është shumë e lartë, ashtu siç edhe shihej edhe nga prania masovike në këtë koncert.

Publikut ju drejtua edhe Shkelqësia e tij, ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Mustafa Nano ku ai komplimentoi organizatorët dhe e quajti “organizim shembullor” të komunitetit shqiptar në Zvicër. Kjo lloj vetëdije kombëtare është model dhe frymëzim për të gjithë ata që kanë të bëjnë me komunitetin.
Z. Nano kujtoi edhe mbresat nga vizitat e tij tek komuniteti Arbëresh në Itali, të cilat i kishte në kujtesën e tij, dhe spikati lidhjen e tyre shpirtërore me atdheun. Dhurata që komuniteti shqiptar i Zvicrës po i bën atij të Arbëreshëve ka rëndësi të veçantë.
Në këtë manifestim madhështorë po merrte pjesë edhe Konsuli i Republikës së Kosovës në Zürich z. Vigan Berisha.

Bardhec Berisha lexoi një biografi të shkurtër për Skënderbeun dhe historinë e shkurtër të arbëreshëve të Italisë ku edhe ndërlidhi dy historitë në një pikë duke u bazuar në fakte të historisë.

Publikut ju shfaq një video dokumentar i autorit Rexhep Rifati, me shumë fotografi nga vendbanimet arbëreshe. Gazetari Rexhep Rifati gjithashtu ka botuar edhe një foto dokumentar që ka përmbledhur dhe dokumentuar përmes aparatit të tij vlerat e kulturës arbëreshe.

Në skenë gjithashtu doli edhe Gëzim Muriqi që e ka punuar me shumë përkushtim shtatoren e Skënderbeut dhe vlerësoi lart gjestin që komuniteti shqiptar i Zvicrës i ka dhuruar komunitetit Arbëresh.

Dan Morina e nisi programin ku tha se a do të kishte nisje më të bukur se të niste programi artistik me një pikë akademike dhe paralajmëroi  pikën e që vinte nga Shkolla Shqipe në Ostermündigen.
Pika e dytë pasoi me korin e grave të „Lyra“-s dhe më pas u interpretuan edhe dy recitime të nxënësve të shkollës shqipe të Zvicrës.

Ansambli “Arbëresha” nga Kantoni Thurgau i udhëhequr nga Nua Ukaj interpretuan dy pika të mahnitshme të valleve që ishin titulluar me: „Moj e bukura more“ dhe vallja e dytë: „Adem Jashari“.

Një pikë tjetër që u duartrokit fuqishëm ishte edhe lahutarja Ajshe Muriqi ku interpretoi një këngë për Skënderbeun dhe njëkohësisht luante në këtë instrument të vjetër – lahutë.

Afërdita Krasniqi këndoi këngën e njohur “Moj e bukura Arbëri dhe pas saj kënduan Ejona Bytyqi, Elion Krasniqi dhe Bardh Ramadani.

Më pas shoqëria kulturo artistike “Ilirët” nga Lozana performoi me disa këngë folklorike që përcilleshin me çifteli. Interpretuan: Flamur Shala, Mirlinda Berisha dhe Asman Hoti.

Në korridorin e madh të sallës ku po mbahej koncerti, artisti dhe koreografi i Arsim Berisha po  realizonte një pikturë – portret të Skënderbeut, e cila do të shitej në këtë koncert nga mysafirët e koncertit me të vetmin qëllim për të mbledhur fonde për realizimin e misionit të vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Horën e Abëreshëve në Sicili.

Ansambli “Vatra” nga Bylahu (Bülach)  u paraqitën me një seri vallesh.
Shoqata “Bashkimi”, me grupin “Shqiponjat”  nga Usteri sollën një potpuri vallesh nga trevat e ndryshme shqiptare.

Grupi  SHKA “Dardania” nga Winterthuri interpretuan një valle instrumentale derisa solisti i grupit, Hamit Shillova ka këndoi një këngë për Skënderbeun dhe Ekrem Beqiri i këndoi Adem Jasharit.

Ovacione të dhumta ju dhuruan edhe vëllezërve Kuqi ku interpretuan me edhe këngë me violinë si dhe dy këngë të kënduara nga Xhemal Murtishi.

Me shumë përkushtim dhe në mënyrë artistike antarët e ansamblit “Trojet” nga Winterthuri. Një pikë tjetër prezantoi  edhe Agron Pllumaj.

SHKA “Sharri” prezantuan gjithashtu një valle popullore dhe më pas SHKA “Kërçova” performuan me  “Putpuri vallesh të ndryshme të trojeve tona shqiptare.

“I dëbuemi” si dhe vallja “Mozaik Drenice” ishin pikat e realizuara nga ansambli “Shqiponja”.

Në këtë koncert nuk do të mungonte shkolla shqipe e vallëzimit “Shota”nga Aargau, shkollë kjo e themeluar nga ish koreografi i përkushtuar Agron Bajrami, e që tani e udhëheqë e shoqja e tij Lirie Bajrami ku u paraqitën me disa putpuri vallesh dhe qershia mbi tortë e kësaj pike të prezentimit doli në skenë edhe një fëmijë i veshur me kostum kombëtar e që ishte pikërisht nipi i Lirie Bajramit.



Anton Zefi dhe Gëzim Kastrati

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE