Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Edicioni i 31-të i Street Paradës në Cyrih
9 Gusht, 2024

Edicioni i 31-të i Street Paradës në Cyrih


Në edicionin e 31-të të Street Parade këtë të shtunë me 10.08.2024 janë: 8 skena, tridhjetë Love-Mobile (Kamiona të dashurisë), më shumë se 200 DJ dhe mijëra raversa nga e gjithë bota.

Të shtunën, Cyrihu shëndrrohet në Mekën e Tekno reversave dhe brigjet e liqenit të Cyrihut do të stërmbushen si asnjëherë më parë.

Street Parada sillet përgjatë bregut të liqenit për herën e 31-të më 10 gusht duke filluar prej orës 13:00.

Sivjet organizatorët e Paradës së Rrugës kanë përdorur moton “Preferoj: Tolerancë”. Street parada më e madhe tekno në botë ka qenë gjithmonë “një demonstrim për dashuri, paqe, liri, bujari dhe tolerancë” thanë organizatorët.

Udhëtimi me transport publik mbetet alternativa më e mirë për të shmangur humbjen e ditës në kolona të trafikut ose kërkimin e një vend parkimi. Janë vetëm Love Mobiles ato automjete që mund të lëvizin në qendër të qytetit gjatë paradës.

Ka mbi njëqind trena të natës dhe linja speciale që operohen nga SBB dhe Shoqata e Transportit të Cyrihut dhe pa tarifa shtesë të natës.

S-Bahn dhe autobusët në rajonin e Cyrihut qarkullojnë rregullisht deri në 4 të mëngjesit, tramvajet dhe autobusët në qytet deri në 4 të mëngjesit sipas një orari të veçantë – zakonisht çdo 15 minuta.

Aktet kryesore të këtij viti janë në skenën e operës në Bellevue dhe “Monolink” do të jetë i pari që do të performojë në ora 13:00.

Në orën 14:00 Kamionët e dashurisë – të quajtur edhe Lomos – fillojnë të lëvizin. Nëse nuk doni ta humbisni këtë, duhet të siguroni një vend pranë restorantit Frascati në Seefeld të Cyrihut.

Lomos udhëtojnë rreth dy kilometra përgjatë pellgut të liqenit të Cyrihut. Pika e fillimit është Utoquai në rrethin Seefeld. Pastaj kalon përmes Bellevue dhe Bürkliplatz në digën e portit Enge dhe ky qarkullim vazhdon deri rreth orës 22:00.

Lomos janë zemra e ngjarjes tekno. Në vitin 1992 kur edhe kishte filluar për herë të parë Street Parada morën pjesë 5 kamionë (Lomos) dhe sistemi muzikor funksionoi vetëm në dy deri në fund. Kurse tani me 10 gusht, tridhjetë prej tyre do të jenë me sisteme zanore profesionale që do të jenë në qarkullim konstant e që do të jehojnë me stilet e muzikës elektronike.

Janë mbi 100 DJ që ofrojnë tingujt e duhur në rrota vetëm në Lomos. Ndër të tjera, labeli Bernese i party-ve “We Love Techno” do të jetë në fillim me DJ Lilly Palmer, italiani AniMe do të performojë në Lomo të “Hard Music Association” dhe do të marrë pjesë She-DJ Cloudy. në “Unreal x Technoabteil”.

Organizatorët kanë vendosur pesë rregulla për të siguruar që parada të jetë edhe një herë një zhurmë paqësore.

Qëndroni mirë: “Nuk do të ketë asnjë ngacmim, asnjë fyerje dhe asnjë rrahje”.
Qëndroni të qetë: “Pini ujë rregullisht dhe gjeni një vend në hije për t’u çlodhur herë pas here.”
Qëndroni të pastër: “Ju lutemi qëndroni në radhë në stacionet e shumta të tualetit të lëvizshëm, edhe nëse kërkon pak kohë.”
Qëndroni të sigurt: “Mos merrni drogë, pini mjaftueshëm ujë, përdorni tapa veshësh dhe mbathje të mira”.
Qëndroni në tokë: “Qëndroni në tokë dhe larg telave elektrikë ose çative”.

Foto: Verein Street Parade Zürich

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE