Të shohësh të rritet diçka kaq e vlefshme dhe magjike, siç është Albradio, duket gati e pamundur. Kur themi \”e pamundur\”, kthejmë kokën pas dhe shikojmë rrugën që, ndonëse nuk duket shumë e gjatë, por për ne ka qenë një maratonë e mbushur plot me barriera dhe sfida. Me durim dhe përkushtim, i kemi kaluar të gjitha dhe vazhdojmë të ecim përpara.
2 vjetori i Albradio-s, është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një pikë e rëndësishme në historinë e konsolidimit tonë, por edhe në zemrat e dëgjuesve tanë, të cilët për herë të parë kanë ndjerë emocionet dhe energjinë e valëve tona.
Stafi ynë i palodhur tregoi edhe një herë se është në gjendje të qëndrojë i fortë për orë të tëra, duke përçuar vibrime të pazëvendësueshme, zëra të dalë nga zemra që arrijnë direkt në zemrat e dëgjuesve tanë. Ata janë forca jonë kryesore, frymëzimi që na shtyn për të nisur çdo ditë të re me qëllime të reja. Nuk harrojmë asnjëherë të kaluarën dhe kulturën tonë, duke ndërtuar mbi to të tashmen dhe të ardhmen.
Albradio festoi dy vjetorin e saj me një emision festiv që filloi në orën 8:00 të mëngjesit. Moderatori Anton Zefi, Toni (zv. Drejtor i Albradios) e hapi programin duke reflektuar mbi dy vite histori, duke përmendur sfidat dhe arritjet që kemi kaluar së bashku. Gjatë këtyre dy viteve, Albradio ka përjetuar momente të vështira, por gjithashtu edhe të bukura, me shumë emocione dhe ngjarje të paharrueshme.
Pas fjalës së Tonit, moderatorja Blenda iu bashkua diskutimit, ku ajo foli dhe theksoi rëndësinë e Albradios në jetën e komunitetit shqiptar në Zvicër. Më pas, u realizua një intervistë me drejtorin e Albradios, z. Premtim Sermaxhaj, i cili ndau detaje nga historiku i radios, duke përshkruar momentet e para të themelimit të saj si radio e parë shqipe në Zvicër.
Gjatë bisedës, z. Sermaxhaj foli për sfidat që Albradio kishte kaluar gjatë këtyre dy viteve, si dhe theksoi një shpresë të re që ka lindur në lidhje me financimin e radios. Kjo shpresë për mbështetje financiare erdhi në formën e një kërkese zyrtare që stafi i Albradios i ka dorëzuar dy ambasadorëve tanë në Zvicër, z. Mustafa Nano dhe z. Mentor Latifi.
Gjatë bisedës me Tonin dhe Blendën u përmendën edhe emra të veçuar të skenës politike dhe njerzve që drejtojnë shtetet tona dhe që kanë vizituar studion e albradios e që në forma të ndryshme kanë premtuar dhe kanë thurrur elozhe për rëndësinë e albradios dhe misionit të saj që luan në diasporë si: Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Kosovës njëherësh edhe Ministre e Punëve të jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla – Schwarz, Ministëri i Punëve të Mbrendshme të Republikës së Kosovës z. Xhelal Sveçlla, Ministri i Bujqësisë z. Faton Peci e shumë e shumë emra tjerë eminent që janë në krye të shtetit të Kosovës.
Drejtori i Albradios sqaroi se kërkesa për mbështetje financiare ishte e bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 65, Ligji Nr. 04/L – 095 dhe Ligjin Nr. 05/L-090), i cili synon ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës. Ai theksoi se është e drejta jonë legjitime e shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në mërgim që të kërkojmë mbështetje financiare për mbulimin e antenave shpërndarëse, sidomos kur buxheti i Republikës së Kosovës ndan 10 milionë euro çdo 4 vite për qendrat e Qenëve endacak dhe 13 milionë euro për komunitetet jo shqiptare, si ato të Ashkalinjve, Romëve, Egjiptasve, për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës së këtyre minoriteteve.
Drejtori Sermaxhaj u shpreh se, megjithëse ne në Albradio e gjithashtu edhe bashkatdhetarët tanë ndjejnë dashuri për kafshët (Qentë endacak) e gjithashtu edhe për të gjitha komunitetet minoritare në Kosovë, qeveritë tona duhet të tregojnë të njëjtën ndjeshmëri për bashkatdhetarët e tyre dhe të ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës Shqipe në Diasporë. Ai theksoi se Albradio nuk po kërkon lemoshë, por një investim në antenat shpërndarëse për të ardhmen e fëmijëve tanë, për t\’u siguruar që ata të kenë mundësinë të ruajnë gjuhën dhe kulturën tonë. Ai tha se, ne, gjeneratat më të vjetra nuk e ndjejmë rrezikun e asimilimit shkaku se jemi formuar në vendlindje por ky rrezik i asimilimit kanos drejtpërdrejt fëmijët e lindur jashtë atdheut e sidomos gjeneratat e nipërve e mbesave tona që do të vijnë si pasardhës në vitet e ardhshme.
z. Sermaxhaj gjithashtu potencoi se: po nuk na erdhën shtetet tona në ndihmë dhe të financojnë këto antena shpërndarëse, neve do të na duhet të vetmobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e komunitetit tonë shqiptar dhe duke marrur si shembull se kur është puna te mobilizimi ai përmendi blerjen e Kulteve Fetare që në Diasporë janë blerë nga oganizimet vetanake. Kjo praktikë e vetmobilizimit do të përçonte një mesazh negativ te bashkatdhetarët tanë në Diasporë dhe jo vetëm në Zvicër për shtetet tona dhe do të ndjehej e lënë anash dhe e papërkrahur kur është në pyetje një detyrë si kjo prioritare për ruajtjen e gjuhës Shqipe dhe do të ishte një humbje e simpatisë ndaj qeverive tona që menaxhojnë fondet e qytetarëve e sidomos kur merret parasysh edhe shuma Miliardëshe e remitencave që bashkatdhetarët tanë derdhin në vendlindjet e tyre.
Gjatë bisedës, z. Sermaxhaj gjithashtu përmendi se, pavarësisht festës, nuk mund të anashkalojmë sulmet që Albradio ka përjetuar nga disa media të tjera që kanë tentuar ta minojnë punën e albradios. Ai e theksoi qartë se Albradio është radio e komunitetit shqiptar dhe se është e paprekshme. “Albradio është e shenjtë,” tha ai, duke shtuar se Albradio nuk është krijuar për të dëmtuar asnjë mediumi tjetër, por është krijuar për të përmbushur një nevojë të komunitetit shqiptar dhe se nuk beson se mund të ketë një Shqiptar që do të mund të kërkonte mbylljen e një mediumi kaq të rëndësishëm për komunitetin tonë Shqiptar në Zvicër që u investua kaq shumë mund e djersë për ta pasur këtë aset që përmbushë edhe interese me përmasa kombëtare.
Në përfundim të bisedës, z. Sermaxhaj shprehu falenderimet më të sinqerta për stafin e Albradios, të cilët me përkushtim dhe pasion kanë kontribuar në çdo hap të këtij rrugëtimi. Ai theksoi se 23 vullnetarë nga të gjitha trojet tona janë ata që e kanë mbajtur Albradion të gjallë dhe të fortë, dhe se pa ta, asgjë nga arritjet tona të përbashkëta nuk do të kishte qenë e mundur. Gjithashtu ndër lajmet e mira u zbuluan edhe disa risi që albradio synon ti përmbushë menjëherë në fillim të vitit që po hyjmë si dhe për risitë që dëgjuesit e saj do të mund ti shijojnë përmes radios së tyre të vetme në diasporë.
“Ju falenderoj për punën tuaj të palodhur, për kreativitetin dhe për besimin që keni treguar në vizionin tonë të përbashkët,” shtoi ai.
Gjatë radio maratonës, skenari i Albradios ishte programuar deri në detajet e fundit, dhe dita ishte e mbushur me telefonata dhe mesazhe urimi nga dëgjues të shumtë. Ndër to, telefonuan edhe figura të njohura nga skena e estradës sonë, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë. Stafi ndau emocionet e tyre për momentin e krijimit të Albradios dhe vendimin për t\’u bashkuar me këtë projekt të rëndësishëm. Fjalimet e tyre ishin të mbushura me ndjenja dhe shpresë për të ardhmen.
Pas orës 14:30, dy moderatorët e Albradios Vetoni e Astro u kyçën në pult, duke sjellë një mori mesazhesh nga audienca që po uronin Albradion për këtë përvjetor të veçantë. Edhe pse disa moderatorë nuk ishin të pranishëm fizikisht në studio, u realizuan telefonata me ata që kanë qenë pjesë e Albradios, duke rikujtuar momentet e paharrueshme që kemi kaluar së bashku.
Gjatë bashkbisedimeve në skenar ishte përgaditur edhe pronocimet e të gjithë stafit të tregonin para audiencës sonë të gjërë se si e kishin kuptuar që kishte lindur radio stacioni i albradios dhe momenti kur ata kishin vendosur ti bashkoheshin këtij projekti. Fjalimet e tyre ishim të mbushura me plot emocione dhe plot shpresë. Dy moderatorët e Albradios Veton Dizdari (moderator i emisioneve të \”Sporti në Albradio\” që emetohet çdo të hënë dhe Astro Ajvazi, moderatori i parë i Albradios që po ashtu drejton emisionin \”Fundjava me Albradion\” e që emetohet çdo të premte, kishin mjaftueshëm materiale e mesazhe për të lexuar, mesazhe këto nga audienca e gjërë që po uronin Albradion në dy vjetorin e saj. Për shkak të mos pasjes së mundësisë për të qenë në studio drejpërdrejt u realizuan edhe disa telefonata me moderatorë të albradios si dhe me moderatorë që nuk janë më pjesë e albradios. Bisedat e zhvilluara u inicuan me Shqipe Beqiri-n (moderatore e emisionit \”Shkurt e shqip), me Vetima Bujupi-n (ish moderatore e emisionit \”Tu shku tu ngu\”) dhe me Artan Grabocka-n (moderator i emisionit \”Njerz dhe ngjarje\”) ndërsa në studio që kishte mundësi të vinin ishte Valbona Asani (moderatore dhe pjesë e redaksisë së albradios) dhe Gëzim Kastrati (reporter i terenit të albradios).
Kjo ditë e veçantë na kujton se si Albradio ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me dëgjuesit e saj dhe se sa shumë përkrahje kemi marrë nga komuniteti. Ne jemi të motivuar dhe të angazhuar për të vazhduar këtë rrugëtim së bashku, duke sjellë më shumë përmbajtje cilësore dhe duke mbështetur kulturën tonë.
Dhe kështu, me të gjithë këto sfida, Albradio vazhdon të jetë një platformë që ka për qëllim të mbajë gjallë traditat tona, të promovojë kulturën dhe të lidhë shqiptarët kudo që ndodhen. Gëzuar dy vjetorin e Albradios, dhe le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritur!
Maratona e sotme u pasurua nga mysafirë të shumtë, që hapën dyert e Albradio-s me buzëqeshje, dashamirësi dhe dhurata të ndryshme. Një moment veçanërisht i bukur ishte vizita e nxënësve të shkollës shqipe “Naim Frashëri” të LAPSH-it në Cyrih. Këta engjëj na dhuruan një program të larmishëm, duke kënduar dhe recituar me pasion dhe emocione të papërshkrueshme. Falenderojmë Hirën, Jonin, Elhaidën, Alejnën dhe Lejlën, si dhe drejtorin e LAPSH-it në Cyrih, z. Naser Ulaj, për iniciativën dhe organizimin e shkëlqyer. Përveç vizitave të bashkatdhetarëve që na vizituan dhe erdhën të na urojnë dy vjetorin në studio, patëm gjithashtu kënaqësinë ta mirprisnim edhe njërin nga investitorët e albradios z. Mehdi Avdijaj qëerdhi me mikun e tij Shkëmbin dhe na sollën dhurata të bukura në këtë përvjetor të datës së lindjes së albradios.
Falenderojmë gjithashtu të gjithë dëgjuesit tanë, personazhe te botës së artit e sportit të cilët na mbështesin çdo ditë, qoftë edhe me kontribute simbolike. Ju vlerësojmë pafund dhe shpresojmë të jeni krenar për radion tuaj, shtëpinë tuaj të dytë këtu në Zvicër, dhe për punën që bëjmë për ju.
Radio maratona e sotme ishte një simbol i dashurisë që stafi ynë ka për këtë “fole”, për këtë institucion. Dhe, me bindje të plotë, do të bënim të njëjtën gjë çdo ditë, nëse do të ishte e nevojshme.
Një falenderim i veçantë shkon për secilin anëtar të stafit tonë dhe për secilin prej jush. Ju jeni fryma e pandalur e Albradios.
Së bashku, do të arrijmë edhe atje ku horizonti duket i largët. Së bashku, do të realizojmë ëndrra dhe do të hapim rrugë të reja.
Si përmbledhje e kësaj dite maratonike të datëlindjes së Albradios, e cila zgjati nga ora 08:00 deri në 19:30, u realizuan 124 thirrje telefonike, 316 mesazhe në WhatsApp, 41 në Viber, 34 mesazhe në numrin standard, 82 mesazhe në Instagram dhe 53 thirrje të humbura. Po ashtu, klikimet në aplikacion dhe webfaqe arritën në 89,379, duke reflektuar një trafik të jashtëzakonshëm prej 175.49 GB.
Gëzuar 2 vjetorin Albradio
/albradio, V. Asani/