Apliko
- Home
- Apliko
Apliko si vullnetar/e
Mirëmëngjes Diasporë
Formati: Emision i drejtëperdrejtë
Transmetimi: çdo ditë
Muzika: Mix / e gjallë, Positive, e hareshme,
Tematika: Informativ / Argëtues / Kontaktues
Moderimi: Dinamik, zë i fuqishëm, positiv, reflekton energji…
Koha e transmetimit: 180 Min
„Mirëmëngjesi Diasporë“
Emision i drejteperdrejtë me karakter informativ / Argetues: Muzikë e hareshme, motivuese per fillimin e mbarë të ditës. Cdo 30 minuta LAJME Flash, Spote Muzikore… pasqyra e shtypit kosovar dhe atij nderkombetar, njoftime per motin ne zvicer dhe qytetet kryesore shqiptare, njoftime per ngjarjet apo manifestimet qe do te mbahen ne zvicer, apo edhe ne diasporë kur existojnë njoftime të tilla… Horoskipi, kalandari historik dhe kuriozitete… Në programin e mengjezit, cdo ditë është një Temë dhe një mysafirë i ftuar që është kompetentë për Temen në fjalë. Mysafirë mund të jetë Cdo shqiptar pavarsisht ku jeton. Mysafiri mund të ftohet në studio ose biseda zhvillohet me telefon. Gjithashtu ne emision mund te inkuadrohen degjuesit te cileve u ipet fjala / japin mendimin për temen e caktur, bisedohet thjeshtë, shkurtimisht… ata tregojnë se nga lajmërohen, kush janë, me çka merren aktualisht dhe cilat jane planet per diten e sotme. Gjithashtu ata e japin mendimin e tyre per cilësin e programit te albradios…
Femina
Formati: Emision i drejtëperdrejtë
Transmetimi: Javorë
Muzika: Mix / e gjallë, Positive, e hareshme,
Tematika: Informativ / Argëtues / Kontaktues
Moderimi: i njëtrajtshëm, korrekt
Koha e transmetimit: 60 Min
„Femina “
Në emisionin Femina nje vend të posaqëm e zë emancipimi i gruas shqiptare, para sëgjithash do të prezentohen Femra të suksesshme nga të gjitha sferat (këtu duhet marrëparasysh se grua e suksesshme është edhe një amvise e cila kujdeset për familjen dheshtëpinë) , të cilat do të tregojnë botkuptimet e tyre,karrieren,veshtirësit por edhesukseset … Mysafire ne kete emisioin (ne studio ose me telefon) mund të jene femra tëtë gjitha profileve: shtëpiake, pedagoge, mjeke, juriste, sportiste,inxhinjere, por edheshitëse, shofere… Në këtë emision, mysafire do të jenë Femrat me te kaluarTradicionale sikurse edhe ato të sotmet, femrat moderne: ëshjtë një mix rrëfimi i dygjeneratave, rrëfime përmes së cilave spjegohet rrugëtimi i emancipimit… Emisioni ukushtohet Femrave: – degjueset animohen per te marre pjese ne emision: tregojne perperditshmerine e tyre ne Zvicer, flasin per Kuzhinen, martesen, edukimin dhe raportetme femijet, familjen, vendlindjen… ato do të spjegojnë menagjimin e kohës, ballafaqimindhe raportin me sfida, mënyren e zgjidhjes së probleme dhe rolin e rrethit social…
Abetarja
Formati: Redaksional
Transmetimi: Javorë
Muzika: Këngë me texte përmbajtësore
Tematika: Shkolla plotësuese në Diasporë
Moderimi: Gjuhë e pastër letrare, zë i këndshëm, reflekton dashuri
Koha e transmetimit: 60 Min
„Abetarja “
Është emision njëjavor që përgatitet paraprakisht. Tematika e emisionit është shkolla shqipe në Zvicër por edhe i asajë në diasporë. Dëgjuesve u ofrohet një tabloid nga jeta dhe veprimtaria e shkollës shqipe: roli dhe rëndësia, historiku, veprimtaria, problemet dhe sukseset, portrete nxënësish dhe arsimtarësh, biseda me ish nxënës rreth përvojave të tyre … Në këtë emison bisedohet edhe për sfidat por edhe sukseset e shkollës shqipe, u ipet fjala nxënësve, arsimtarëve, prindërve por edhe perkrahësve tjerë… Gjithashtu expertë të pedagogjisë spjegojnë rendësinë e mësimit të gjuhës amtarë dhe kulturës dhe ndikimin e sajë në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve në diasporë… Në këtë emision një hapësirë u kushtohet edhe Biografive dhe veprave të Rilindasve dhe dijetarëve tjerë që kanë vepruar jashtë atdheut. Redaksia e emisionit Abetarja përcjellë gjithashtu zhvillimet organizative dhe aktivitetet kulturore që i organizon shkolla shqipe duke mos i harruar portretet dhe bisedat me sponzor ndër vite…
Programi i mesdites
Formati: Emision i drejtëpërdrejtë
Transmetimi: çdo ditë
Muzika: Pop
Tematika: Informativ / Kontaktues
Moderimi: Dinamik
Koha e transmetimit: 60 Min
„Programi i Mesditës“
Lajme dhe informata nga vendi dhe bota për ngjarjet më të rëndësishme; njoftime për organizimet e ndryshme shqiptare ne Zvicër, bisedë me mysafirin e radhës (drejtëpërdrejtë ose permes telefonit). Mysafir janë aktivistët shqiptarë të cilat janë të shquar për aktivitetin në shërbim të komunitetit duke përfshirë klubet dhe shoqatat e ndryshme, e me të cilët bisedohet për aktivitet e tyre ku ata janë të kyqur…
Pasdita me albradio
Formati: Emision i drejtëpërdrejtë
Transmetimi: çdo ditë
Muzika: Popullore / Qytetare
Tematika: Informativ / Kontaktues
Moderimi: Dinamik, i njëtrajtshëm
Koha e transmetimit: 60 Min
„Pasdita me albradio“
Është emision Muzikor – Kontaktues… Dëgjuesit animohen për tu lajmëruar në radio, bisedat janë shkurtëra dhe pa protokoll… shume spote muzikore dhe prezentim i të talentëve të rinjë shqiptare në diasporë permes bisedave në studio ose telefonike… Talentët vijnë nga të gjitha fushat: shëndetësia, sporti (jo vetëm futbolli), muzika, arti, gastronomia, kozmetika… ata spjegojnë punen që e bëjnë, ambiciet e tyre por edhe sfidat me të cilat ballafaqohen… Poashtu Moderatori zgjedhë një komunë në Kosovë dhe çdo ditë në lidhje të dejtpërdrejtë me një gazetarë nga mjë radiostacion nga Komuna në fjalë informon për ecuritë aktuale…Emisioni do të transmetojë kohë pas kohe kuriozitete interesante nga historia shqiptare, por edhe nga Zvicra Ky emision do të pasurohet me lojë shpërblyese – një cmim simbolik që do të sponsorizohet…
Nen hijen e alpeve
Formati: Bisedë në Studio - Emision i drejtëperdrejtë
Transmetimi: Javorë
Muzika: Folklor (Muzikë e vjeter melankolike)
Tematika: Emocionale, Biografike – kujtime të mërgimtarëve
Moderimi: i ngrohtë, i qetë, jo temperament
Koha e transmetimit: 60 Min
„Nën Hijen e Alpeve“
Emisioni „Nën Hijen e Alpeve“ përmes bisedave Biografike me mërgimtarë u sjellë dëgjuesve rrëfime interesante, kujtime personale, perjetime emocionale… Mederatoret janë kurreshtarë dhe dijnë të deportojnë thellë në botën e mërgimtarëve duke zbuluar kështu ngjyra të ndryshme jete por edhe karaktere interesante njerëzish… Emisioni „Nën Hijen e Alpeve“ përmes bisedave me mërgimtarë në fakt dëgjuesve nuk ua sjellë vetëm historitë personale të mërgimtarëve por përmes këtyre historive spjegohet historia e popullit shqiptarë: jeta e veshtirë, sakrificat, vullneti, dashurija, malli, ëndrrat, ambiciet, sukseset por edhe dështimet… Ata rrëfejnë përjetimet e tyre nga ditët e para, kujtojnë jetën largë familjes, largë grave dhe fëmijëve… ata gjithashtu kujtojnë vitet e para ne mërgim, ballafaqimi me kulturën e huaj, vështirësitë e komunikimit, raportet me punedhenesit…por ata kujtojnë edhe ditët e pushimeve në atdhe, udhëtimet e gjata, pritja dhe trajtimi që u bëhej ne vendlindje… Gjithashtu ata do të spejgojnë kohën kur blenin vegla bujqësore, ndertonin shtëpitë, sillnin aparatet e para te amvisërise… kontributin që jepnin jo vetëm për familjen por edhe për fshatin nga i cili vinin – ndërtimin e urave, meremetimin e rrugëve, ndërtimin e shkollave apo ambulancave të fshatit…ata do të tregojnë edhe për vështirësitë që ua shkakonte shteti: marrja e pasaportave, pastaj marrja e ryshfetit, thirrja në biseda informative… ata do te spjegojnë edhe per ditët e tashme, do të flasin për pleqërinë, fëmijët, nipat dhe mbesat dhe pushimet në kosoven e lire… kështu biseda do të përfundojë me përmbajtje positive dhe një këngë të vjetër dashurije…
Art Cafe
Formati: Bisedë në studio, Reportazhe nga Manifestimet kulturore
Transmetimi: Javorë
Muzika: Folk, Pop, Jazz / Rock / Klasik
Tematika: Prezentues / informativ/ spjegues
Moderimi: i njetrajtshëm, gjuha letrare
Koha e transmetimit: 60 Min
„ART Cafe “
„ART Cafe“ është emision javorë për artin dhe kulturen, parasëgjithash, ate që zhvillohet në Diasporë. Në këtë emision, ftohen shkrimtarë e poetë, Piktorë e sulptorë, Regjisorë e producentë, Aktorë, kompozitorë, pedagogë … Prezentohen vepra dhe ngjarje nga kultura, ndërkaq përmes bisedave në studio moderatorët do të zbulojnë se si bëhet njeriu krijues, motivi, fillimi, zhvillimi… përmes bisedes me krijues dëgjuesit do të kuptojnë se cili është roli dhe pozita e artit në shoqëri, si bëhet arti, si shkruhet poezia, si komponohet kënga, si mund të kuptohet piktura ose muzika klasike… Si jetojnë krijuesit, si i shohin ata proceset dhe fenomenet shoqërore, ku e gjejnë kënaqësinë dhe me cilat probleme ballafaqohen…. Në ART cafe e gjejne vendin e vet krijuesit shqiptarë nga Zvicra por edhe nga nga Disapora… Studiuesit e Artit poaq sa edhe studentët e arteve… Në këtë emision do të kujtohen ngjarjet e mëdha kulturore sikurse edhe artistët e mëdhenjë. Këto kujtime nuk do të jenë vetëm shënime biografike por para sëgjithash kujtime dëshmitarësh të ngjarjeve, kujtime të miqëve të artistëve të mëdhenjë… kurreshtja e dëgjuesve do të bëhet akoma më e madhë duke u spjeguar atyre ate qe nuk dihet nga jeta dhe ndodhitë private të personaliteteve të mëdha…
Pentagram
Formati: Bisedë në Studio / Reportazhe nga ngjarjet muzikore
Transmetimi: Javorë
Muzika: Mix
Tematika: Skena muzikore në diasporë
Moderimi: Njëtrajtshëm / Temperament
Koha e transmetimit: 60 Min
„Pentagram“
Behet prezentimi i krijuesve dhe interpretuesve te muzikes nga te gjitha zhanret muzikore. Bisedohjet per muziken dhe skenen muzikore, per aktivitetet e tyre, sukseset por edhe problemet e veshtiresit me te cilat ata ballafaqohen... Mysafirë në këtë emision mund të jenë të gjithë ata që direkt apo indirekt merren me muzikë. Jo vetëm interpretet e kenges por edhe Instrumentalistët, Edukatoret e muzikës… Bisedohet për kengët dhe historite e tyre, per instrumentet e ndryshme muzikore, bisedohet me pedagog te muzikës. Një vend i rënsësishëm i kushtohet afirmimit të grupeve muzikore dhe Këngëtarëve të rinjë në Diasporë qoftë përmes transmetimit të muzikës që ata e krijojnë ode permes bisedave në studio, bisedohet me expertë për ndikimin e muzikës në jetën e njeriut por edhe të shoqërisë… Pjesë e emisionit është edhe kalendari muzikor ku dëgjuesit informohen për aktivitetet muzikore që do të mbahen…
Syl Sangalla Vetmevete
Formati: Talk
Transmetimi: çdo ditë
Muzika: Jingle
Tematika: Satirë
Moderimi: Zë plaku, i rrjedhshëm, i ngrohtë…
Koha e transmetimit: 30 sec
„Syl Sangalla Vetmevete“
Syl Sangalla do te jete personazh STANDARD i cili cdo dite ben nje zgjedhje nga ngjarjet apo deklaratat e dites dhe i interpreton ato ne menyre satirike... Ato mirren nga aktualiteti ne kosove apo ne zvicer dhe interpretohen nga kendveshtrimi i migranteve... Sepse Migrantet i shohin ngjerjet nga distanca dhe kane nje tjeter kendveshtrim… Syl Sangalla flet vetmevete, por me zë… pasi e kujton ate qe e ka degjuar e jep edhe mendimin e vet nderkaq mendimi i Syl Sangalles është gjithmonë ndryshe nga te tjeret – është mendim për të cilin duhet menduar...
Studenti
Formati: Redaksional
Transmetimi: Javorë
Muzika: Aktuale
Tematika: Studentët jashtë atdheut
Moderimi: Dinamik, Motivues
Koha e transmetimit: 60 Min
„Studenti “
Në fokus të këtij emisioni janë studentët dhe jeta studenteske jo vetëm në Zvicër por kudo në botë. Emisioni përgatitet paraprakisht: përmban informata për universitete dhe mundësitë e studimeve, zhvillon biseda me studentë dhe profesorë shqiptarë për studimet, jetëm studenteske, mënyrat e financimit, mundësitë e punësimit, sfidat dhe sukseset por edhe për ambiciet, ëndrrat… Gjithashtu në këtë emision do të ketë hapësirë për percjelljen dhe prezentimin e aktiviteteve studenteske jo vetëm nga zvicra…Vizitohen qendra të ndryshme Universitare, përshkruhet atmosfera në biblioteka, bisedohet me studentë profilesh të ndryshme, bëhen përshkrime krahasimore me studentet që janë rritur ketu dhe ata që kanë ardhur enkas për të studjuar, bisedohet për mënyrat e bashkëpunimit qoftë mes studentëve ne diasporë qoftë me ata në atdhe…
Programi i natës
Formati: I drejtpërdrejtë / Argetues / Kontaktues
Transmetimi: dy herë në javë
Muzika: E zgjedhur
Tematika: Shoqërim gjatë natës
Moderimi: Zë i qetë, i këndshëm…
Koha e transmetimit: 360 Min
„Programi i nates“
Fillon ne mesnate dhe zgjate deri ne oret e mengjezit. Ka per qellim ti shoqeroje te gjithe ata qe jane pa gjume ose qe u pelqen te mos flejne... Perpos muzikes, aforizmave dhe kurioziteteve moderatori i animon degjuesit te inkuadrohen ne program... Permes kontaktit telefonik moderatori ka per detyre te zbuloje personalitete dhe karaktere te ndryshme... Gjate programit te nates emitohen biseda te zhvilluara me parë me personalitete nga vende dhe fusha te ndryshme... Bisedat janë kryesisht intime, biografike, emocionale… Ish veprimtarë, ish të burgosur, invalidë, ish azilantë… Burra dhe gra të shkurorëzuar, fëmijë të rritur pa prindë, njerëz që kanë përjetuar tragjedi por edhe të atillë që kanë suksese… Tematika e bisedave orientohet kryesisht në të kaluarën nga këndveshtrimi personal… Moderatori kërkon vazhdimisht kyqjen në emision edhe të shqiptarëve edhe nga viset më të largëta…