Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Arnold Gjergjaj “Kobra” rikthehet në ring si fitues
28 Prill, 2024

Arnold Gjergjaj “Kobra” rikthehet në ring si fitues

Arnold Gjergjaj “Kobra” 39 vjeç mbrëmë është rikthyer në ring si Fitues.
Mbrëmë në Grand Casino Basel, kampioni i botës në peshën e rëndë të WBF luftoi kundër 30 vjeçarit Gjerman Dennis Lewandowski.


Ky takim nuk zhvillohej për Titull, Arnold Gjergjaj-Kobra, e zhvilloj këtë dyluftim si parapërgatitje për takimin e rradhës i cili do zhvillohet për mbrojtjen e Titullit në versionin WBA. Ky rrikthim i Gjergjajt ishte i sukseshëm, edhe pse kundërshtari me moshë shumë më i ri qëndroj dhe luftoj deri në fund. Të pranishmit në sallë u ndanë të kënaqur me atë që panë. Në fund, pas 10 Rundeve, referët ishin unanim duke ia dhënë fitoren Gjergjajt.


Kjo ndeshje do të duhej të kishte ndodhur në janar të këtij viti, por që Arnold Gjergjaj e kishte anuluar për shkak të një lëndimi.

Edhe rikthimi pas lëndimit ishte i suksesshëm dhe Gjergjaj fitoi me pikë pas dhjetë raundesh.
“Ishte një luftë e vështirë dhe intensive por ekipi im më kishte përgatitur për këtë ndeshje.
“Kundërshtari im Lewandovski arriti të ushtronte në fillim presion, por pas disa raundeve e mora ndeshjen në kontroll gjithnjë e më shumë”, tha Gjergjaj në ring pas fitores. Qëllimi i tij i radhës është mbrojtja e titullit të kampionatit botëror në verë dhe siç tha Gjergjaj se do të jetë një luftë e madhe dhe e rëndësishme dhe se pritshmëritë e “Kobrës”  janë të mëdha edhe në moshën 39-vjeçare.

Sot në kuadër të emisionit “Sporti në albradio” transmetohet audio reportazha nga meqi i zhvilluar të shtunën (27.04.2024) në Grand Casino Basel.

Repriza të dielën me 5.05.2024 në ora 11:00

Veton Dizdari dhe Anton Zefi




Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE