Fushata 16 ditore kundër dhunës në familje është një nismë ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit nga 25 nëntori (Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave) deri më 10 dhjetor (Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut). Qëllimi i saj është të rrisë ndërgjegjësimin mbi dhunën me bazë gjinore dhe të nxisë veprime konkrete për parandalimin e saj. Kjo fushatë synon të angazhojë individët, organizatat dhe institucionet në një mobilizim global për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave nga format e ndryshme të dhunës, si fizike, psikologjike, ekonomike dhe seksuale.






Edhe këtë fundvit Shoqata “Parandalo”, në bashkëpunim me WAW organizoj një debat në kuadër të fushatës “16 ditë kundër dhunës ndaj grave”
Shoqata “Parandalo” është një organizatë e shquar në Zvicër që punon për të parandaluar dhunën në familje dhe për të ndihmuar viktimat e saj, veçanërisht brenda komunitetit shqiptar.
Përmes aktiviteteve të saj, ajo synon të rrisë ndërgjegjësimin, të ofrojë këshillim dhe të mbështesë viktimat e dhunës, duke u dhënë atyre mundësi të rikthejnë sigurinë dhe dinjitetin e tyre. Aktivitetet e organizuara nga “Parandalo” përfshijnë debate, trajnime, dhe bashkëpunime me organizata të tjera për të trajtuar dhunën në një mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse.
Në këtë debat i cili u zhvillua me 7 Dhjetor në qëndrën “Parandalo“ në Zürich, debat i cili u drejtua nga Zonja Drita Ibrahimi , këshilltare për migracion dhe drejtuese e Shoqatës “Parandalo” për Basel dhe kryetarja e kësaj shoqate Znj. Valdete Hoti, u vu re një pjesmarrje e konsiderueshme. Krahas referateve nga specislistë të fushës si Z. Agim Sulejmani,-këshilltar pedagog kundër dhunës që ushtrojnë burrat, Znj. Besjana Xhani-Terapiste për individë, çifte e familje, si dhe Znj. Xhida Lumi- Psikiatre e fëmijëve, debati u mbyll me pyetje dhe diskitime në mes të pjesmarrësve dhe specialistëve të pranishëm.
Kombinimi i fushatës 16-ditore dhe aktivitetit të “Parandalo”-s krijon kështu një platformë të fuqishme për edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi dhunën në familje dhe nxit solidaritetin dhe veprimin në nivel individual dhe kolektiv, duke shpresuar në minimizimin e këtij fenomeni në komunitetin tonë dhe më gjërë.
E kështu u mbyll edhe ky aktivitet i rëndësishëm i cili tregoj edhe njëherë domosdoshmërinë e debateve të tilla në mesin e komunitetit tonë dhe më gjërë.
Albradio / AZ