Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Bashkimi i kapaciteteve – rruga e vetme drejt suksesit
30 Qershor, 2024

Bashkimi i kapaciteteve – rruga e vetme drejt suksesit

Pak ditë më parë është arritur marrëveshja kapitale me tre investitorë të rëndësishëm dhe të suksesshëm shqiptar në Zvicër, duke e kthyer Albradion zyrtarisht në Holding AG dhe duke e bërë atë financiarisht edhe më të qëndrueshme.

Tre Biznismenët e suksesshëm z.Nusret Abdiu, z.Mehdin Avdijaj dhe z.Artan Sadiku, kanë nënshkruar me Albradion një marrëveshje të rëndësishme për vazhdimësin e saj, si Radiostacioni i vetëm shqiptar në Zvicër.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në historinë e Albradios, promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Zvicër.

Në hapat e para, Albradio është përballur me sfida të mëdha për të siguruar një transmetim të qëndrueshëm për audiencën shqiptare në Zvicër Ideatori dhe themeluesi i Albradios, Premtim Sermaxhaj së bashku me dy partnerët e tij Bujar Bunjaku dhe Astrit Ajvazi si dhe 20 vullnetarët që vijnë nga të gjitha trojet tona, ju bashkuan misionit të Albradios dhe me një punë vetmohuese arritën ta forconin Albradion duke mbuluar me valët e saj mbi 75% të rrjetit shpërndarës në Zvicër.


Albradio, si radio e Licensuar nga shteti Zvicerian filloi transmetimin e saj me 16 Dhjetor të vitit 2022 në sinjalin DAB+.
Ajo është radio e parë shqiptare në botë që shpërndanë rrjet në valë nacionale jashtë atdheut e që mund të dëgjohet gjatë lëvizjes me vetura, në të gjitha radiot shtëpiake me frekuencë DAB+, si dhe përmes aplikacionit e webfaqes së Albradios.
Albradio duke qenë e frymëzuar nga Arbreshët të cilët me xhelozi e ruajtën gjuhën dhe përcollën kulturën e traditat shqiptare brez pas brezi, po mundohet të ndjekë shëmbullin e tyre duke dhënë ndihmesën e saj në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe traditave tona kombëtare.
Ajo bashkëpunon me institucione të rëndësishme mediatike apo shtetërore si RTK-në, apo Ambasadat dhe Konsullatat tona në Zvicër dhe radhitet në mesin e radiove me besim dhe ndikim te komuniteti ynë.

Bashkëpunimi me keta investitorë siguron stabilitet financiar për Albradion për vitet në vazhdimësi, duke garantuar që valët e Albradios të mbeten të qëndrueshme për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Marrëveshja e arritur mes Nusret Abdiu, Mehdin Avdijaj dhe Artan Sadiku është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit për të arritur një qëllim të përbashkët.
Ajo shërben si një sinjal për gjeneratat e reja, duke i kujtuar atyre edhe njëherë se bashkimi me njëri-tjetrin jep suksese në projekte të mëdha dhe të rëndësishme për komunitetin tonë mbarë Shqiptar.

Bashkëpunimi i ri do të ndikojë në gamën e performancës së programeve dhe në cilësinë e transmetimeve të Albradios, duke e bërë atë një lider në tregun mediatik shqiptar në Zvicër.
Në të njëjtën kohë ky bashkëpunim ndikon thellësisht në rrafshin patriotik, në ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës, promovimin e vlerave tona Kombëtare si dhe integrimin e suksesshëm të shoqërisë sonë shqiptare në Zvicër duke siguruar kështu një
platformë të qëndrueshme për komunitetin Shqiptar si dhe duke dhënë një sinjal të rëndësishëm që bashkimi i kapaciteteve është rruga e vetme drejt suksesit dhe zhvillimit të komunitetit tonë.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE