Dënohet postieri kosovar në Luzern, vodhi 50 pako me telefona

Një kosovar nga Lucerni i Zvicrës që punonte në një kompani transporti dhe që kryente porosi për postën zvicerane, ka vjedhur 50 paketa me telefona celularë dhe i ka shitur në Kosovë, raporton agjencia e lajmeve sda.ch.

Ndërsa Gjykata e Qarkut në Emmen e ka dënuar atë me një dënim me kusht prej 120 ditësh burgim.

Po ashtu, kosovari është dënuar me 1200 franga, derisa shuma e telefonave të vjedhur shkon deri në 26 mijë franga zvicerane.