– Veturat e prodhuara pas vitit (disa edhe prej vitit 2013) 2017 kanë DAB+ Radio! (“albradio” shpërndanë DAB+ valë vetëm në Zvicër).
– DAB+ Radio (radio digjitale për shtëpi) që mund të blihen në shitoret elektronike (vetëm Zvicër).
– Internet faqen (www.albradio.ch) (gjithë Botën).
– app (iOS dhe Android)
– Spotify (kanalet e radios) (gjithë Botën).
“albradio” sot mbulon përafërsisht 75% të territorit të Zvicrës, dhe shpërndanë valë në regjionet:
– Schaffhausen – Winterthur
– Aarau-Olten
– Berner Oberland
– Lausanne
– Zentralschweiz
– St. Gallen
– Basel Stadt
– Basel Landschaft
-Genevé
– Zürich
Regjionet e tjera (në Zvicër) janë në listat e pritjes dhe në momentin e parë që të jetë e mundur “albradio” do të transmeton edhe në ato regjione!
Në këtë vegëz gjeni (hartat) regjionet ku “albradio” shpërndanë rrjet momentalisht në valë Nacionale të Zvicrës!5
Prioritet numër një i “albradio”-s, është të mund ti dërgoj sinjal çdo familjeje dhe individi që flet e dëgjon Shqip në tërë territorin e Zvicrës!
Janë dy arsye që ti “sot” nuk mund ta dëgjosh “albradio”-n!
1. “albradio” ende nuk është etabiluar në treg dhe nuk gjeneron fitime që të mund ti kontraktoj të gjitha antenat në Zvicër! Pra, çmimi i antenave shpërndarëse e ka bërë që “albradio” të mos mund të jetë prezente në tërë territorin e Zvicrës!
2. Në disa regjione Aglomerike nuk ka më vende të lira për transmetim derisa “albradio” ka aplikuar në kohën e duhur dhe është në lista të pritjeve me shpresa reale!
Urojmë që edhe Ti ta gëzosh këtë mundësi, që sa më parë të dëgjosh valët e “albradio“-s.
JO nuk duhet!
“albradio” është radio stacion pa pagesë, është falas për audiencën e gjërë!
Veturat me radio DAB+ marrin sinjal digjital pa internet, pra pa pagesë!
“albradio” është radio stacion i pavarur komercial!
“albradio” i gjeneron të hyrat financiare përmes Marketingut dhe Sponzorizimeve nga Bizneset e suksesshme të Shqiptarëve në Zvicër!
Faleminderit shumë për shpirtin Tënd human për ta mbështetur “albradio”-n, / radion e parë dhe të vetme Shqiptare në Zvicër.
Çdo iniciativë dhe ide që ndërlidhet me kulturën dhe artin mbarë Shqiptar në Zvicër e ka mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë të “albradio”-s! Ju në këtë mënyrë kontriboni dhe mbështetni indirekt edhe kulturën dhe gjithçka që lidhet me Artin Shqiptar.
Gjithashtu, çdo iniciativë e organizuar apo edhe Individuale e Juaja për mbështetje si Financiare ashtu edhe Morale është e mirseardhur për “albradio”-n dhe për këtë, stafi i radios ju falenderojmë paraprakisht qysh tani!
“albradio” është ekskluzivisht radio stacion i të gjithë Shqiptarëve që jetojnë në Zvicër dhe është në shërbimin e tyre!
Fuqizimi i komunitetit Shqiptar në Zvicër duke krijuar mundësi të reja dhe duke i dhënë një dimension të ri dhe modern!
– „albradio“ emeton këngët më të bukura shqipe të të gjitha kohërave dhe të të gjitha zhanreve të trevave tona.
– „albradio“ në bashkpunim me ekspertë Shqiptarë në Zvicër dhe të të gjitha fushave prodhon emisione ekskluzive për; shëndetësinë, biznesin, ligjin, modën, turizmin, integrimin, ushqimin, stilin e jetesës, muzikës, fitnesin, e shumë e shumë tema të tjera të rëndësishme dhe në interes të audiencës.
– TOP lajme aktuale të shkurtëra që ndërlidhen me intereset e komunitetit.
– Moderim dhe Interaksione LIVE (Sport, Kulturë, Kuize, loja shpërblyese e aktivitete tjera Kulturore në Zvicër!)
– Hite Internacionale.
– “albradio” ju jep hapsirë ekskluzive Bisneseve të Shqiptarëve në Zvicër!
– “albradio” prodhon podcast-e (Audio dhe Video) atraktive në interes të Komunitetit!
… dhe shumë emisone tjera argëtuese dhe në interes të audiencës.
“albradio” është ombrellë e tërë Komuniteti Shqiptar në Zvicër dhe reprezenton të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve Shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e V., Mal i zi e Luginë)!
Është radio e komunitetit Shqiptar dhe në shërbim të komunitetit pa dallim; gjinie, moshe, përkatësie dhe prejardhjeje.
“albradio” është e ndërtuar në Maksimën e formulës së suksesshme Zvicerane të Neutralitetit!
“albradio” nuk është e varur nga ndonjë organizatë politike dhe gjithashtu nuk financohet nga ndonjë grupacion politik. “albradio” është themeluar mbi baza të shëndosha (Transparente) të financimit nga vet Komuniteti ynë që jeton në Zvicër dhe kështu do të vazhdojë këtë mision me sukses!
Rrugëtimi për ti fituar Licencat e transmetimit në valë Nacionale të Zvicrës nuk ka qenë aq i lehtë dhe ka zgjatur gati dy vite.
Stafi menaxhues i „albradio“-s, ka arritur me sukses të licensoj këtë projekt ambicioz dhe Historik për komunitetin Shqiptar në Zvicër dhe menjëherë sapo kishte filluar të instalohej DAB+ teknologjia e digjitalizuar e Audios, “albradio” kishte aplikuar për licencë Nacionale.
Hapi i dytë dhe i njejtë për nga rëndësia, aq sa edhe hapi i parë është financimi i projektit!
“albradio” ka lindur si imperativ i kohës, i numrit të komunitetit Shqiptar në Zvicër, i tregut ekonomik dhe bizneseve të bashkatdhetarëve tanë, ka lindur si nevojë e digjitalizimit që po ndodh në planetin tonë dhe së fundmi ka lindur si ide që komuniteti ynë, ka potencial dhe kulturë për ta vetfinancuar një radio stacion që flet e në të njejtën kohë edhe e ruan gjuhën Shqipe dhe që në fokus primar targeton të rinjtë dhe të rejat e komunitetit Shqiptar që jetojnë në Zvicër.
DAB+ do të thotë: DigitalAudioBroadcast (Transmetim Digjital i Zërit)!
Ky transmetim i zërit shpërndahet nga Antenat dhe përmes ajrit sikur edhe UKW valët por me teknologji më të avansuar dhe kualitet dukshëm më të favorshëm.
Në fund të vitit 2024 shteti i Zvicrës nxjerrë nga përdorimi Frekuencat e valëve UKW (UltraKurzWelle) (https://www.konsumentenschutz.ch/online-ratgeber/abschaltung-von-ukw-digitaler-radioempfang-dab/) dhe ato do të zëvendësohen me sinjal digjital DAB+.