FC Aarua dhe FC Drita ballafaqohen në një miqësore më 23 mars

Klubi i futbollit FC Aarua nga Zvicra dhe FC Drita nga Gjilani më 23 mars do të zhvillojnë një ndeshje miqësore.

Lajmin e ka bërë publik klubi gjilanas përmes një njoftimi në Facebook.

“Më 23 mars 2024 jemi në Zvicër për ndeshje miqësore. Për detaje tjera do të njoftoheni më vonë”, thuhet në njoftim.