Festivali i 77-të i Filmit në Kanë takon dashamirësit e filmit
Në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë në Francë, konkuruan 22 filma për Palmën e Artë dhe ku aktorja dhe shkrimtarja amerikane Greta Gerwig përfaqësoi jurinë në rolin e presidentes e cila përbëhej nga 9 anëtarë të jurisë.
Në juri janë përfshirë edhe aktorja amerikane Lily Gladstone, aktorja franceze Eva Green, skenaristja dhe regjisorja libaneze Nadine Labaki, regjisori, producenti dhe skenaristi spanjoll Juan Antonio Bayona, aktori italian Pierfrancesco Favino, regjisori japonez Kore-eda Hirokazu dhe aktori – producenti francez Omar Sy.
Festivali u hap me komedinë franceze të Quentin Dupieux “Akti i dytë” (Le deuxieme Acte).
Gjatë festivalit u shfaq edhe filmi i shkurtër i aktores, regjisorit, skenaristit dhe producentit francez Judith Godreche, me fokus historitë e viktimave të dhunës seksuale.
Çmimet do të jepen në mbyllje të festivalit, i cili do të zgjasë deri më 25 maj.
Festivali i Filmit në Kanë për herë të parë u mbajt në vitin 1946, i cili fillimisht ishte planifikuar të mbahej midis 1 dhe 20 shtatorit 1939, u anulua atë vit për shkak të Luftës së Dytë Botërore.
Pas luftës, Festivali i parë i Filmit në Kanë u mbajt në vitin 1946. “Çmimi i madh” i festivalit iu dha regjisorëve më të mirë që morën pjesë në festival deri në vitin 1954.
Çmimi “Palma e Artë”, i cili është bërë simboli i festivalit, iu dha për herë të parë filmit “dramë romantike” “Marty” të regjisorit amerikan Delbert Mann në vitin 1955.
Në festivalin e 77-të të Filmit të Kanës morrën pjesë në cilësinë e prezantueseve dhe të ftuarve special nën organizimin e një vajze të talentuar shqiptare znj. Tereza Mujota me kompaninë e saj « MATEREZA » ku ajo ka marrur pjesë me personalitete të Showbiz-it nga Zvicra. Në këtë manifestim me prezencën dhe sharmin e tyre po shëndërisnin; Afrona Dika (Modele), Besnik Shemsiu (Life Magazine), Kushtrim Musliu (Helfer Geneva), Laura Agani (imobiliere – Skyline Propertie), Mia (make-up artist), Urime Osmani (www.nasuri.com).
Në dritat e ndritshme të natës, në zemër të zhurmës së industrisë kinematografike, një konstelacion yjejsh mbërritën, jo në qiell, por në tapin e kuq të shfaqjes së parë të “Horizon: An American Saga”. Kevin Costner.
Ishte një mbrëmje ku sytë shkëlqenin aq sa yjet në ekranin e madh. Besnik Shemsiu, përfaqësues i shquar i jetës artistike të kapur në linsat e Revistës Life, shëndriste me karizmën e tij të zakonshme, kapur thelbin e ngjarjes përmes objektivit të tij ekspert.
Kushtrim Musliu, figurë e pashmangshme e industrisë së orave, solli një prekje sofistikimi dhe elegance me praninë e tij të dalluar, përfaqësuar nga shkëlqimi i Helfer Geneva.
Afrona Dika, pionierja e vërtetë e shprehjes artistike, shtonte një dimension thellësie dhe autenticiteti në ngjarje me praninë e saj thjeshtë, shfaqur shpirtin e krijimtarisë personifikuar.
Dhe pastaj, ishte Sonia Yasmine, një fuqi krijuese në zhvillim të vazhdueshëm, prania e së cilës dinamike dhe frymëzuese reflektonte vetë shpirtin e Atelies, bashkimi i mendimeve krijuese në një festë të artit në të gjitha format e tij.
Bashkë, ata ngjitën shkallët drejt shfaqjes së parë, jo vetëm si individë të dallueshëm, por edhe si përfaqësues të një komuniteti artistësh të pasionuar dhe vizionarë SHQIPTAR.
Dhe pas çdo hapi, ishte Matereza, që i bashkonte këto mendje të ndritura në një harmoni magjike, duke i dhënë jetë një ngjarjeje që do të mbetet e përjetshme si një festë e paharrueshme e artit, pasionit dhe frymëzimit.
Festivali i filmit të Kanës, një festim i ekselencës Kinematografike
Nata e Podiumit të Kanës është një ngjarje e jashtëzakonshme që zhvillohet gjatë Festivalit prestigjioz të Filmit në Kanë, Francë. Kjo mbrëmje premton një përvojë të pashembullt ku luksi dhe moda bashkohen për të krijuar një mbrëmje të paharrueshme. Nata e Podiumit në Kanë është më shumë se një ngjarje; është një festë e pasurisë, magjepsjes dhe shprehjes artistike. Në sfondin e Festivalit të Filmit në Kanë me famë botërore, kjo natë spikat si një rast i jashtëzakonshëm, duke ndërthurur luksin dhe modën e fundit aktuale.
MATEREZA është një revistë dixhitale revolucionare në fushën e modës, artit dhe luksit. Përveç përmbajtjes së pasur editoriale, platforma përmbanë prezentime mujore në internet, duke ofruar një pasqyrë të tendencave më të fundit dhe talenteve në zhvillim në këto fusha dinamike.
Ky event i shquar në Kanë që promovohej paralelisht me Festivalin e Filmit në Kanë, u prezantua nga Afrona Dika, emër i njohur nga showbiz-i në Zvicër si prezantuese ikonë, elegante e njohur, Afrona mahniti të pranishmit me elokuencën dhe sharmin e saj prej një Dive të vërtetë.
Kompania « Matereza » në Festivalin e Filmit të Kanës prezentoi në një stil të jashtzakonshëm me katër kreator të ndryshëm si dhe prodhuesin e orave « Helfer » (Genevé), si dhe shfaqi një ekspozitë në Galerinë CHAMAN .
/albradio/Foto S.A.M.D.O.