Orkestra e Filarmonisë së Kosovës me Antarët e saj prej 60 Instrumentalistëve profesionistë mbrëmë prej orës 19:30 ka performuar në Kryeqytetin e Zvicrës në Bern program të pasur me reportuar të larmishëm në Sallën magjepëse të Casino Bern.
Me ‘’Bareshën’’ e Rexho Mulliqit ka nisur koncerti në kuadër të festimeve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ky koncert eshte organizuar nga Ambasada dhe KonsullaTAT e Zvicrës ajo e Cyrihut dhe Gjenevës.
Në këtë Koncert të Filarmonisë së Kosovës ishin më shumë se 1000 musafir.
Një fjalim të jashtzakonshëm para publikut që po merrnin pjesë edhe publiku Zvicerian të thurrur bukur në tri gjuhë e mbajti Shkelqesia e tij ambasador Mentor Latifi.
Në këtë Gala mbrëmje po merrnin pjesë shumë fytyra të jetës publike si dhe edhe estradës sonë muzikore e që aty takuam edhe përfaqësues shtetëror nga Republika e Kosovës të udhëhequr nga Zevendes Kryeministrja dhe Ministrja e puneve te jashtme dhe diapores znj. Donika Gervalla – Schwarz.
Kjo Gala mbrëmje u dirigjua nga Antoine Marguier.
Ky koncert ishte i veçantë, pasi u interpretuan vepra të kompozitorëve shqiptar e deri te perlat e literaturës klasike botërore.
Sopranoja kosovare Besa Llugiqi me një performancë të jashtzakonshme morri ovacione të pafundme dhe shkelqeu me interpretimet e saj!
Mbremja u përcoll nga ovacione të gjata dhe percillej me shume emocione.
Në vazhdim mund të shijoni audio sekuencën e ekzekutimit të “Baresha” të Rexho Mulliqi-t.