Gala mbrëmje e suksesshme Boxi në Neuchâtel
Të shtunën me 1 Qershor, 5-boksier nga Shqipëria nën regjinë e promotorit Briget Seitaj, zbarkuan në Neuchâtel të
Zvicrës për të vijuar rrugëtimin e tyre të pamposhtur.
Mikel Çullhaj, Luis Gjolena, Alban Bermeta, Denis Nurja dhe Nelson Hysa i cili debutoj për titullin “IBO International” në peshat e rënda, u ngjiten në ring për të regjistruar fitoret e radhës.
Në një atmosferë festive i pari në ring u ngjit boksieri 26-vjeçar Mikel Çullhaj i cili arriti të fitojë që në raundin e parë përballë boksierit 26-vjeçar nga Venezuela Melbyn Hernandez.
I dyti në ring u ngjit boksieri 18-vjeçar Luis Gjolena i cili u ndesh me boksierin 32-vjeçar nga Capa Verde Michael Moreira, ndeshje e cila u nda në barazim. Gjyqtarët pas katër raundesh e vlerësuan duelin të barabartë
Mbas tij i erdhi radha boksierit 32-vjeçar Alban Bermeta i cili u ndesh me boksierin 24-vjeçar nga Venezuela Joze Yanez.
Në raundin e dytë, boksieri jonë nisi një vrull grushtesh ndaj boksierit nga Venezuelai cili u dorëzua dhe kështu Bermeta e fitoj duelin me KO teknik.
30-vjeçari Denis Nurja gjithashtu regjistroi fitoren e radhës, duke mundur pas 6 raundesh boksierin 33-vjeçar nga Ekuadori Jose Alexander Espinoza. Ky ishte suksesi i 14-të për 30-vjeçarin nga Tirana cili vijon të jetë i pamposhtur.
Nën tingujt e hymnit Shqiptar dhe brohoritjeve të shumta, u ngjit në ring edhe boksieri 39-vjeçar nga Shkodra Nelson Hysa i cili u ndesh me boksierin 28-vjeçar nga kolumbia Jeison Troncoso.
Boksieri kuq e zi ishte dominues dhe nuk e vuri për asnjë çast në diskutim triumfin, teksa pa u mbyllur raundi i tretë e rrezoi dy herë kundershtarin, duke fituar keshtu titullin “IBO international” për peshat e rënda.
Kjo ishte fitorja e 17-të në karriere për Hysën, dhe e 15-ta me KO.
Menjëherë mbas ndeshjes nën duartrokitjet e shumë sportdashësve në ringun e ndeshjes, boksieri kolumbian Jeison Troncosa i propozoj të dashurës së tij për martesë.
Mbas ndeshjes ne patëm kënaqësinë të kemi në mikrofonin e Albradios së pari promotorin e këtij eventi Z. Briget Seitai
Mbas ti në mikrofonin e Albradios patëm nderin të kemi edhe legjendën e boksit shqiptar dhe trainerin e ekipit kombëtar të Shqipërise Z. Zef Gjoni
Dhe natyrisht në fund intervistuam edhe fituesin e titullit “IBO international” për peshat e rënda boksierin e pamposhtur Nelson Hysa.
E kështu nën tingujt e bukur të këngëve patriotike dhe duartrokitjeve të shumta nga te pranishmit u mbyll edhe ky event mjaft i sukseshëm sportiv në Neuchâtel. /albradio AZ/