“Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” promovohet në Gjermani
Në Dyseldorf të Gjermanisë u promovua të shtunën libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën”, i gazetarit e publicistit Nuhi Bytyçi.
Këtë promovim e drejtoi diplomati e shkrimtari Pal Sokoli , i cili foli për librin voluminoz dhe punën e autorit në përmbledhjen e një historie të begatë kombëtare të akademikut Gazmend Zajmi, gjatë katër dekadave të fundit, raporton Klan Kosova.
Gazetari dhe ish luftëtari i UÇK-së Martin Çuni foli për vlerat e librit dhe veprën e Zajmit.
Me fjalë rasti u prezantuan edhe pjeëmarrës tjerë, Shefqet Dibrani, Faruk Tasholli dhe vetë autori Nuhi Bytyçi.
Pas promovimit të librit u zhvillua bashkëbisedim me autorin.
Aty u tha se ky libër shërben për ta njohur një pjesë të historisë së vështirë kombëtare dhe është burim për historianët e ardhshëm për të studiuar njërën nga periudhat më të vështira që kaloi Kosova në shekullin e kaluar.