Të enjten më 6 mars, në Universitetin e Gjenevës “Hall d’Unimail”, do të mbahet një ekspozitë shumë e veçantë me titullin “Gratë gjatë luftës dhe pas luftës”, në këtë ekspozitë do të marrin pjesë edhe ish-luftëtare të luftës së fundit.
Ekspozita do të jetë e hapur prej orës 10:00 deri në 18:00, ku do të pasqyrohet roli dhe sakrifica e grave gjatë luftës.
Prej orës 19:00 do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me temën “Gratë gjatë dhe pas luftës”, ku do të diskutohen përvojat e tyre dhe ndikimi i luftës në jetën e tyre pas përfundimit të saj.
Kjo ngjarje organizohet nga “Shoqëria e Re” dhe “Shoqata e Studentëve të Universitetit të Gjenevës”, në nderim të Epopesë së UÇK-së humanizmit dhe të drejtave të njeriut, e që gjithashtu me Universitetin e Gjenevës.