Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Hap i nevojshëm dhe i rëndësishëm për ardhmërinë e Albradios
14 Nëntor, 2024

Hap i nevojshëm dhe i rëndësishëm për ardhmërinë e Albradios

Në fillim të kësaj jave (12 dhe 13 Nëntor 2024) dorëzuam zyrtarisht pranë institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës në Bern, kërkesën tonë për mbështetje financiare, me qëllim mbulimin e kostove të antenave të Albradios – radios së vetme shqiptare në Zvicër.

Misioni i Albradio është i qartë dhe jetik: Ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit shqiptar për mijëra bashkëkombës në diasporë.
Rëndësia e vazhdimësisë së kësaj radioje është thelbësore për brezat e ardhshëm, duke ofruar një lidhje të qëndrueshme mes shqiptarëve në diasporë dhe atdheut.
Prandaj, roli i shteteve tona nëpërmjet Ministrive të Jashtme dhe Ministrive të Kulturës janë vendimtare në mbështetjen e kësaj përpjekjeje.

Angazhimi i institucioneve tona është i domosdoshëm për të garantuar që Albradio të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve në Zvicër dhe përtej saj.
Me mbështetjen e duhur, Albradio do të vazhdojë të shërbejë si një platformë e fuqishme e përhapjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në botë.
Ne jemi të përkushtuar dhe shpresojmë për përkrahjen e institucioneve tona për të mbajtur të gjallë këtë lidhje të paçmueshme për diasporën.

Albradio

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE