Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Hapet pavijoni i Shqipërisë në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia
20 Prill, 2024

Hapet pavijoni i Shqipërisë në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia

U çel sot në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia, pavijoni i Shqipërisë i përfaqësuar nga artistja shqiptare Iva Lulashi, me projektin “Love as a Glass of Water”, nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sipas një postimi nga ministria e Kulturës së Shqipërisë, “Love as a Glass of Water”, sillet rreth subjekteve universale të afta për të kapërcyer dallimet dhe kufijtë, jo vetëm ato gjeografike.

Ajo arrin të thellohet në dimensione të kulturës vizuale dhe të tensionit që krijohet mes vetëdijes, publikes, dhe intimitetit që thërrasin ndjesi të trajtuara prej kohësh si tabu, sidomos gjatë epokës komuniste shqiptare.

“Pavijoni Shqiptar është kuruar nga Antonio Grulli, i cili ka qenë shoqërues i ekspozitës, duke krijuar për shikuesin mundësinë e eksplorimit të veprave si nga ambienti i jetesës së vetë artistes me gjithë elementët që rezonojnë në veprën e Lulashit”.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE