Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Izraeli i heq vizat për kosovarët
29 Janar, 2024

Izraeli i heq vizat për kosovarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv, derisa kjo e fundit a ka njoftuar Osmanin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, si dhe për marrëveshjet ndërshtetërore në fusha të ndryshme të cilat pritet të nënshkruhen së shpejti. Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim për media të presidencës.

Sipas njoftimit, në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi, derisa përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike.

“Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve”.

Tutje, me rastin e përvjetorit të Ditës së Kujtimit të viktimave të Holokaustit, Osmani përsëriti se Kosova kujton miliona njerëz të pafajshëm të humbur në një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit, dhe se kjo ditë shërben si rikujtim për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja dhe paragjykimi.

Ndërsa ambasadorja Ziv e informoi për situatën e sigurisë në Izrael, ndërsa Presidentja Osmani e informoi ambasadoren për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE