Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Jimmy Kimmel lexon thënie në gjuhën shqipe, Dua Lipa ia përkthen
9 Shkurt, 2024

Jimmy Kimmel lexon thënie në gjuhën shqipe, Dua Lipa ia përkthen

Artistja me origjinë nga Kosova dhe me famë internacionale, Dua Lipa, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, dhe jo vetëm.

Përgjatë intervistës me Kimmel, Lipa pos që e promovoi këngën e re “Training Season” – ajo ia shpjegoi shqiptimin e disa thënieve në gjuhën shqipe, të cilat prezantuesi i kishte paraprakisht të shkruara në skaletë.

Madje, Kimmel fillimisht i thoshte vetë fjalitë në gjuhën shqipe, derisa Dua i ri-përsëriste dhe ia përkthente, duke ia treguar kuptimin e tyre.

“I ka bë rrush e kumbulla”, “E kish një dërrasë mangu” e “Sa për sy e faqe”, ishin disa prej thënieve, të cilat Kimmel i tha e Lipa ia përmirësonte mënyrën e shqiptimit si dhe ia shpjegonte domëthënien e tyre.

Lipa në ndërkohë ka shpërthyer në të qeshura, derisa prezantuesi lexonte ne shqip.

Gjithsesi, të dielën e 4 shkurtit Dua Lipa hapi ceremoninë e “Grammy 2024” duke e promovuar këngën e re të titulluar “Training Season” përpara se të performonte këngën e saj të fundit, “Houdini”.

Në mes të dy këngëve, ajo dha një rresht të shpejtë nga kënga e saj “Barbie” “Dance the Night”, e cila u nominua për dy “Grammy”.

E veshur me të zeza, përveç flokëve të kuqe, këngëtarja kërceu rreth një kafazi gjigant në skenë dhe ra në dysheme gjatë rifit të kitarës në “Houdini”.

Këngëtarja ka ngacmuar më parë në rrjetet sociale një klip të “Training Season”, derisa kënga bashkë me videoklip  është vendosur të publikohet më 15 shkurt, dhe është pjesë e albumit të ardhshëm të Lipës.

Në monologun e tij, prezantuesi i “Grammy”, Trevor Noah e quajti Lipën “një nga interpretueset më të mëdha të një brezi”.

Lipa u shfaq në ceremoninë e sivjetme të “Grammy” së bashku me të atin e saj, Dukagjinin.

VIDEODua Lipa on Her Very Detailed Daily Schedule, Notebook of Song Lyrics, New Album & Albanian Sayings (youtube.com)

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE