„K’cimi i Tropojës“ tashmë zyratrisht në UNESCO
Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare!
“K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jomateriale të njerëzimit në UNESCO.
Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.
Nisma për përfshirjen e K’cimit të Tropojës në listën prestigjioze të UNESCO-s ka filluar falë bashkëpunimit mes Shoqatës “Kërcimi i Tropojës”, Bashkisë Tropojë dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me mbështetje nga fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
Për të realizuar dosjen, është angazhuar një ekip i gjerë ekspertësh dhe është përfshirë aktivisht komuniteti lokal.
Procesi i dokumentimit dhe plotësimit të dosjes ka përfshirë hulumtime në terren, krijimin e një përshkrimi të detajuar të elementit, si dhe mbledhjen e materialeve arkivore dhe dëshmive nga anëtarët e komunitetit.
Regjistrimi i K’cimit të Tropojës në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s do të ndihmojë në promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke e mbrojtur atë për brezat e ardhshëm.