“American Idol” vazhdon të mbetet një ndër kompeticionet më të popullarizuara në botë për zbulimim e talentëve të rinj në sferën muzikore, përfshirë edhe atyre shqiptarë.
E kur jemi tek shqiptarët në “American Idol”, ndonëse të rrallë në këtë format, së fundmi, një djalë me prejardhje nga Kosova, i njohur me emrin skenik si Kimi, ka arritur të bëjë për vete panelin e jurisë me historinë e tij.
Kim, tregoi që ishte ëndërr e tij të bëhej pjesë e këtij spektakli, dhe poashtu theksoi se talentin për muzikën e ka të trashëguar nga nëna e tij, të cilën, tha që nuk e ka takuar qe gjashtë vjet.
Kësisoj, juria e shtyu Kim-in që ta kontakonte nënën e tij direkt nga skena ku po performonte, duke shënuar kështu momentin më kulminant të performancës së tij.
Dhe e dini pse?
Sepse Kim me lot në sy dhe tejet i emocionuar interpretoi para jurisë dhe publikut të “American Idol” këngën ikonike shqipe – “Oj Kosovë, oj nëna ime”.
Pas këtij këndimi ai u shpërblye nga juria, të cilët ia aprovuan rrugën tutje në këtë format duke e kaluar zyrtarisht fazën e parë.
Gjithsesi, në skenën e “American Idol” kanë garuar edhe konkurrentë të tjerë me prejardhje nga Kosova.
Pjesë e “American Idol” ka qenë Linda Halimi, e cila arriti që të shkëlqejë në katër fazat e para të garës, por rrugëtimi i saj përfundoi aty, sepse ajo dështoi të bindte jurinë të vazhdonte tutje. Nëse Linda do të hynte në fazën e pestë të garës, ajo do të hynte në një garë të ngushtë që përbëhej prej vetëm 24 garuesve.
Por para Lindës, një tjetër artiste që do të pushtonte skenën shqiptare të muzikës, kishte nisur rrugëtimin muzikor në këtë spektakël.
Melinda Ademi – ka marrë pjesë dy herë në këtë garë, por në të dy herat kishte dështuar të vazhdonte tutje.
Përkundër kësaj, Melinda kishte siguruar komentet më pozitive nga ikonat e muzikës Mariah Carey, Nicki Minaj, e Jennifer Lopez, të cilat e komplimentuan dhe e duartrokitën për vokalin e fuqishëm dhe unik.
Kjo skenë u ripërsërit edhe tani, pasi që Kim u duartrokit nga ylli i muzikës pop, Katy Perry.
VIDEO: Kimi: A Brokenhearted Singer Gives A Heartfelt Audition – American Idol 2024 (youtube.com)