Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Kosova bën marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s
27 Shtator, 2024

Kosova bën marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s

Kosova përmbylli me sukses negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Katër raunde negociatash u zhvilluan që kishin filluar qysh në vitin 2022 dhe ky është një hap i madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke hapur mundësi të reja për ndërmarrësitë dhe industritë e vendit”, ka njoftuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Marrëveshja përfshinë tregtinë e mallrave, e gjithasht edhe atë të shërbimeve, duke e radhitur Kosovën si shtetin e vetëm nga rajoni që negocion tregtinë e shërbimeve me vendet e EFTA-s.
Nga ky aspekt është i rëndësishëm veçanërisht kur kemi parasysh potencialin e Kosovës në ofrimin e shërbimeve profesionale.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka theksuar rëndësinë strategjike të vendeve të EFTA-s për ekonominë e Kosovës si dhe potencialin që me këtë marrëveshje do ti sjellë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm në vijim.
Negociatat për palën Kosovare i udhëheqi Zef Dedaj, ndërsa delegacioni i EFTA-s e udhëheqi Karin Buechel.
Burimi informacionit dhe Fotot – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tragtisë

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE