Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës në kualifikimet për Kupën e Botës në basketboll me rezultat 83:76.
Kaltër e bardhët udhëhoqën në të katër çerekët dhe në fund e finalizuan me fitore.
Drilon Hajrizi dhe Dardan Berisha udhëhoqën vendësit drejt fitores më 20, respektivisht 19 pikë.
Pikëshënuesi më i mirë në ndeshje ishte Jordan Connors Blount i të Gjelbërve me 27 pikë.
Pas xhiros së parë kualfiikues, me këtë fitore Kosova ndodhet në vendin e dytë të grupit A me dy pikë, ndërkaq Zvicra zë të parin me po aq pikë pas fitores ndaj Azarbajxhanit.