Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Kosova mund ta fusë Dardanin si monedhë shtetërore në vend të Euros
24 Mars, 2024

Kosova mund ta fusë Dardanin si monedhë shtetërore në vend të Euros

Në Eurozonë nuk është por euron e përdorë që 22 vjet.

Republika e Kosovës nuk ka monedhë të sajën, ani se neni 11 i Kushtetutës që thotë se si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme, ia lejon një gjë të tillë.

Për Mejdi Bektashin si profesor ekonomie, paraja e Unionit Evropian mbeti nga urdhëresa administrative e UNMIK-ut, e valutën kombëtare duhet bërë me ligj.

Edhe pse nuk i mohohet e drejta për valutën kombëtare, për juristin Qendrim Arifin kjo nuk e kufizon Kosovën se cilën ta përdorë.

Një mendim të qartë nëse duhet apo jo monedha vendore, nuk e ka as guvernatori i BQK-së.

Bazuar në kompetencat e saj, BQK nxori një rregullore nga 1 shkurti, e cila e specifikon euron si valutë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë.

VIDEO: Monedha shtetërore – Kosova mund ta fusë Dardanin në vend të Euros (youtube.com)

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE