Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takoi Studentët e Universitetit të St. Gallen

31.10.2024, St. Gallen
Mbrëmë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas konferencës ndërkombëtare që u organizua në Cyrih me titullin: “Dita e shkathtësisë së biznesit”, ku elaboroi dhe prezantoi potencialin e investimeve në Kosovë para më shumë se 150 kompanive ndërkombëtare udhëtoi edhe për në Universitetin e St.Gallen dhe po e shoqëronin Ambasadori i Republikës së Kosovës shkelqësia e tij z. Mentor Latifi si dhe një sërë bashkpuntorësh i kabinetit të Kryeministrit në krye me znj. Fëllënëza Podrimja ku po e prisnin një numër i madh i bashkatdhetarëve dhe studentë shqiptarë.
Në Universitetin e St. Gallen takuam studentë të zellshëm dhe kuptuam se janë mbi 140 Studentë aktiv shqiptar që ndekin studimet dhe ndër ta njohëm Jetmir Hasani-n nga Tetova, njoftuam Bardh Jasharin, Kryetar i unionit të Studentëve të Cyrih-ut) e që na premtuan se së shpejti do të vijnë në takim në studion e albradios, njohëm gjithashtu edhe Kryetaren e Asociacionit të studentëve shqiptar në Universitetin e St. Gallen-it Laureta Hyseni e cila e udhëheqi rrjedhën e këtij takimi me shumë finesë dhe shkëlqeu në moderim.
Zoti Kurti mbajti një fjalim të shkurtër në gjuhën angleze para të pranishmëve dhe pas fjalimit ishte organizuar bashkbisedim me Prof. Dr, Christoph Frei dhe në fund të mbrëmjes patën rastin edhe të pranishmit të parashtronin pyetje direkte për Kryeministrin.

Ashtu siç Kryeministri Kurti e ka natyrën e tij dhe përgjigjjet i ka shpesh edhe me batuta simpatike, disa herë gjatë bisedës ai i nxjerrte edhe me sensin e humorit dhe ato shpërthenin me të qeshura dhe duartrokitje nga të pranishmit. Tema e bisedes së organizuar quhej: \”Investimi në të Ardhmën e Kosovës\”. Pyetjet që ju parashtruan zotit Kurti ishin të drejtuara rreth temave kyqe dhe të përqendruara në aspektin ekonomik ku zoti Kurti i falenderoi Ministrat e kabinetit të tij duke potencuar se marrëveshjet e arritura të deritanishme kanë qenë konsistenca dhe durimi për të bërë marrëveshje të mira në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Pas mbrëmjes ishte organizuar edhe një apero në qytet por që Kryeministri për shkak të axhendës së ngarkuar u eskortua në drejtim të Cyrih-ut.
/albradio/