Lidhje e re me tren për në Europa Park
Hekurudha Federale e Zvicrës (SBB) ka lansuar një lidhje treni për dy parqet e mirë vizituara në Gjermani.
Tifozët e Europa Park nga Zvicra, sigurisht që e kanë mirëpritur këtë lajm. Duke filluar nga 18 maji 2024, SBB nisi lidhjet direkte të trenave nga Bazeli për në Europa Park. Një portë e Europa Park-ut tani ndodhet në Zvicër në stacionin e trenit Basel SBB.
Oferta e ashtuquajtur “Railcoster” do të jetë e disponueshme në të gjitha fundjavat dhe në festat publike.
Një biletë e kombinuar për klasin e dytë kushton 89 franga, kurse për klasin e parë (First Class) dhjetë franga më shumë. Përveç udhëtimit me tren, përfshihet edhe hyrja në Europa Park.
Biletat për RailCoaster tani janë në dispozicion dhe mund të blihen edhe online e gjithashtu edhe në të gjitha pikat e shitjes së SBB-së. Biletat për atraksionin tjetër të botës ujore „Wasserwelt Rulantica“ kushtojnë pesë franga më pak.
Ka një tren të drejtpërdrejtë nga Basel SBB për në Ringsheim (Europa Park) dhe vizitorët dërgohen me autobus për në Europa Park ose botën ujore të Rulantica. /Foto arkiva „Europa Park“/