Me barazim mbyllet miqësorja mes FC Aarau dhe FC Dritës, prezentë ishin mijëra shqiptarë

Në praninë e rreth 3 mijë shikuesve u zhvillua ndeshja miqësore mes FC Aarau dhe FC Dritës në Zvicër të shtunën.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Brügglifeld dhe përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Në mungoj as programi kulturo-artistik për shqiptarët që kishin ardhur nga e gjithë Zvicra për ta parë ballafaqimin.

Por, atmosferën në stadium e elektrizoi interpretimi i këngës “Mora Fjalë” nga këngëtarja Shkurte Fejza.

Dy golat për vendësit i shënuan Koide dhe Fazliu, ndërkaq për klubin gjilanas shënuan Ajzeraj dhe Krasniqi.