Këtë fundjavë më 18 dhe 19 Maj në Dottingen, u realizua seminari dy ditor me LAPSH Zvicër me temën: “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër\”, realizuar nën kujdesin e Zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, Ministrës se Arsimit znj. Arbërie Nagavci ne realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih Konsull zotit Vigan Berisha dhe zv. Konsullin Avni Zejnullahu.
Ky ishte seminari i parë i kësaj natyre që mësimi plotësues i gjuhës shqipe në mergatë të vëndosët ne binarët institucional.
Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci, u hapen punimet e seminarit në nivel nacional në Dottingen. Aty së bashku me mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe u diskutua për hapat e institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, rolit institucional në këtë drejtim, mundësive dhe hapave që duhet të ndërmerren, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet mësimdhënësve të gjuhës shqipe në Diasporë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Zëvendëse ministresha Gashi po ashtu ka theksuar se si qeveri kanë ndërmarrë hapa konkret në adresimin e nevojave të parashtruara. Këto punëtori që po organizohen nëpër shtete të ndryshme ku jeton Diaspora jonë, janë hapa drejt ndërtimit të një dialogu institucional, me fokus fuqizimin e trekëndëshit nxënës, prind dhe mësues shqiptarë.
Një falenderim i veçantë për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe për kontributin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. /albradio/