Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 MPJ-ja s’është e njoftuar për arrestimin e zyrtarit të MPB-së në kufirin me Serbinë
25 Janar, 2024

MPJ-ja s’është e njoftuar për arrestimin e zyrtarit të MPB-së në kufirin me Serbinë

Zyra për media e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka ka bërë të ditur se Zyra e Kosovës në Beograd nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin e zyrtarit administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme me inicialet D.B, të cilit sipas autoriteteve serbe i janë gjetur 18 kilogramë të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd nëpërmjet Ambasadorit Jashari i ka dërguar shkresë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që ta konfirmojë arrestimin eventual, të ofrojë sqarime për arsyet e arrestimit dhe të bëjë të ditur vendin (qendrën e paraburgimit), ku është duke u mbajtur shtetasi i Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Po ashtu në reagim theksohet se MPJ do ta mbajë të informuar opinionin nëse pranon informata të reja dhe që mund të jenë me interes për mediat dhe publikun.

Në anën tjetër, sipas njoftimit për media të autoriteteve serbe, D.B, i është caktuar fillimisht masa e ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor pritet që të merren edhe masa tjera ligjore ndaj tij.

Ndërkaq mediat në Prishtinë kanë raportuar se i dyshuari ishte arrestuar edhe gjatë vitit të kaluar.

Madje raportohet se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë, meqë dyshohet se i kishte dhënë disa dokumente në mënyrë joligjore për një person nga Shqipëria, i kërkuar nga INTERPOL-i për drogë.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE