Muriqi sërish me super paraqitje me Burnleyn
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, sërish ka treguar perfomancë të lartë me Burnleyn.
Skuadra e tij barazoi me wolvesin, të martën në mbrëmje me rezultat 1-1. Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Bruun Larsen, në minutën e 37’.
Ndërsa “Ujqit e barazuan rezultatin me anë të Rayan Ait-Nourit, në minutën e 45+3.
Rezultati i pjesës së parë ishte edhe epilogu i kësaj ndeshjeje, me rezultat 1-1.
Në këtë ndeshje sërish luajti nga fillimi Muriqi, i cili në disa raste u tregua vendimtar.
Për Muriqin kjo është ndeshja e dytë rresht titullar, pas paraqitjes fantastike që bëri ndaj Chelseat në xhiron e kaluar.