Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Osmani: Përfshirja e grave në punë, larg qëllimeve tona përfundimtare
5 Shkurt, 2024

Osmani: Përfshirja e grave në punë, larg qëllimeve tona përfundimtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për shkak të mos mundësive për të qenë e pranishme në forumin e Warwick Economis, përmes një video-mesazhi ka folur mbi rëndësinë e gjithëpërfshirës së barazisë gjinore.

Ajo në fjalimin e saj, ka theksuar se edhe në Kosovë, vazhdon të jetë një problem i ngjashëm për të krijuar barazi gjinore edhe pse po punohet në këtë drejtim.

“Edhe ne në Kosovë kemi përpjekjet tona në këtë drejtim. Edhe pse vendi ynë ka shënuar hapa të jashtëzakonshëm, ne kemi dëshmuar një transformim të jashtëzakonshëm nga një shoqëri e shkatërruar nga lufta në një demokraci të lulëzuar, novatore dhe të begatë”.

“Megjithatë, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është ende larg qëllimit tonë përfundimtar. Dhe e kuptoj që nuk ka asnjë përfitim nga kjo. Ajo po ndikon vetëm negativisht në ekonominë tonë dhe në rritjen tonë gjithashtu”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje është shprehur se barazia gjinore është thelbësore dhe shumë e rëndësishme për të zgjeruar ekonominë.

“E shihni kur gratë dhe burrat marrin pjesë në mënyrë të barabartë kur u jepen mundësi të barabarta, ekonomitë rriten më shpejt. Kam mësuar se bërja e grave partnere të barabarta në ekonomitë tona nuk është vetëm një çështje e bilanceve pozitive, por edhe për balancimin e shpirtit të shoqërive tona”, ka thënë ajo.

Duke kërkuar nga anëtarët e forumit që të angazhohen së bashku në këtë drejtim.

“Ne duhet të angazhohemi për të ndërtuar një botë gjithëpërfshirëse ku përfshihen përvojat dhe nevojat e grave, rëndësia e përfshirjes gjinore në shkencën e të dhënave dhe në politikëbërjen s’mund të theksohet sa duhet”.

Të hënën, është paralajmëruar një konferencë e përbashkët e presidentes Osmani bashkë me ministrin e mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE