Parlamenti i qytetit të Cyrihut miraton 20 milionë kredi kornizë për Eurovision

Këshilli i qytetit të Cyrihut ka miratuar një hua kornizë prej 20 milionë frangash për organizimin e Europa Song Contest.

Parlamenti i Kantonit të Cyrih-ut kishte shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur edhe më herët Euro Song Contest (ESC).
Është e drejtë që qyteti të shpenzojë para për këtë iniciativë dhe të sjellë një ngjarje kaq të rëndësishme në Cyrih siç është ESC konkursi më i madh ndërkombëtar muzikor në botë, tha Përparim Avdili (FDP), përndryshe z. Avdili është kryetar komunal i FDP në Cyrih.

Shuma maksimale që mund të miratojë Parlamenti Kantonal është 20 milionë franga. Kjo kredi e miratuar mund të përdoret për të paguar kandidaturën, planifikimin dhe zbatimin në rast të një vendimi pozitiv nga SRG dhe Unioni Evropian i Transmetimeve..

Përveç Cyrihut, Berni, Bieli, Bazeli dhe Gjeneva po aplikojnë për të mirëpritur ESC 2025 në Zvicër.

Foto: ESC_City-Bid_©SRG SSR