Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Rafuna për largimet e punëtorëve pas liberalizimit të vizave: Do të kthehen, e shohin që s’është gjithçka s’i në filma
15 Janar, 2024

Rafuna për largimet e punëtorëve pas liberalizimit të vizave: Do të kthehen, e shohin që s’është gjithçka s’i në filma

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kosova ka humbur 300 milionë euro.

Sipas tij masat evropiane kanë shkaktuar dëme në dy aspekte.

“E para është material, rreth 300 milionë euro projekte që nuk janë zbatuar e që janë bllokuar prej kohësh. Këto janë projekte kapitale të cilat kanë ndikim direkt tek kompanitë”, ka thënë Rafuna.

“E dyta është imazhi. Nuk është pamje e mirë kur vendi është nën masa për shkak të investitorëve të huaj”.

Për Zërin e Amerikës ia veçmas ka folur për brengën e largimit të punëtorëve pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

“Është e vërtetë që në vendin tonë, sikurse në të tjerat, largimet do të jenë të vërejtshme në gjatë muajt e parë, por mendojë se ndërmarrësit presin që ketë njerëz të kthehen në maj, qershor, pasi që do të shohin se nuk është gjithçka siç duket nëpër filma”.

Rafuna ka shpalosur kërkesa për qeverinë, përfshirë reformat në politikën fiskale që lidhen me TVSH-në dhe taksat doganore.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE