Ky ligj i ri që ka hy në fuqi prej fillimit të vitit 2025 po quhet edhe ligji i Temu-s!
Tani, edhe platforma si Temu dhe të tjera do të paguajnë TVSH në Zvicër. Më parë, këto online shitore arrinin të shmangin pagesat e TVSH-së në Zvicër, por me një ligj të ri, situata ka ndryshuar.
Deri tani, dyqanet si Temu nuk paguanin TVSH në Zvicër nëse paketa kishte një vlerë nën 62 franga. Por një rregullim i ri i ligjit për TVSH-në tani i detyron këto platforma të paguajnë. Nëse një platformë arrin të realizojë dërgesa të vogla me një vlerë totale prej të paktën 100,000 frangash në vit në Zvicër, ajo duhet të paguajë një TVSH prej 8.1%.
Platforma si Temu dhe Shein kanë shënuar shifra të larta shitjesh në Zvicër: Temu llogaritet të ketë shitur mallëra në vlerë prej 350 milion frangash në 2023, ndërsa Shein 220 milion franga. Kështu, ato duhen ti nënshtrohen rregullit të ri. Ndërkohë, Zalando tashmë paguan TVSH.
Ky ligj është fokusuar në platforma që nuk shesin produkte drejtpërdrejt, por që lidhin blerësit me shitësit, siç është rasti me Temu. Tani, këto platforma do të trajtohen sikur ato vetë po shesin produktet dhe do të kenë përgjegjësinë për të paguar taksat për shitjet që realizohen përmes tyre. Ky ndryshim ligjor do të prekë edhe online shitoret e brendshme Zvicerane, siç është p.sh. platforma e rishitjes Ricardo.
Me ligjin e ri, dyqanet si Temu dhe Shein nuk do të kenë më lehtësira në pagesën e TVSH-së. Më parë, këto dyqane shfrytëzonin një rregull që lejonte dërgesat nën 62 franga të ishin të përjashtuara nga TVSH-ja, duke dërguar paketa të vogla me vlera të ulëta. Tani, me ndryshimin e ligjit, ato do të duhet të paguajnë TVSH-në prej 8.1% për çdo dërgesë që kalon këtë vlerë.
Për konsumatorët, nuk do të ketë ndryshime në pagesat, pasi ata do të vazhdojnë të paguajnë TVSH-në për çdo blerje mbi 62 franga. Megjithatë, është e paqartë nëse Temu do të rrisë çmimet për të përballuar këto kosto të reja. Me këtë ndryshim, dyqanet si Temu do të kenë të njëjtat kërkesa si ato që kanë shitjet direkte, si Zalando.
Nëse platformat elektronike nuk i përmbahen rregullave të reja, ato mund të përballen me pasoja, si publikimi i emrave të tyre nga Administrata Federale të Taksave (ESTV), gjobitje, ose madje ndalimin e importit të produkteve.
Organizata e Tregtarëve të Zvicrës, Swiss Retail Federation, e mirëpret këtë rregullore, duke theksuar se është një hap i rëndësishëm për të siguruar konkurrencë të barabartë për të gjithë aktorët në treg. Ata gjithashtu theksojnë se zbatimi efektiv i ligjit është shumë me rëndësi dhe ka ndikim indirekt në Tregun e shitjes.
Temu ka deklaruar se do të respektojë ligjin e ri, por nuk ka bërë të ditur se me sa do të rriten kostot për shkak të këtyre ndryshimeve.
Marrë nga burime si /BLICK/20MIN/WATSON/