RTK Radio nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Albradio
27.05.2023
Radiotelevizioni i Kosovës përkatësisht RTK-Radio ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me radio stacionin e parë shqiptar të licensuar në Zvicër, Albradio që shpërndanë valë DAB në rrjetin nacional në Zvicër.
Kjo marrëveshje përfshin ofrimin e shfrytëzimit të materialeve nga arkiva e pasur e RTK-së me karakter kombëtar, që i dedikohen audiencës shqiptare që jetojnë në Zvicër.
Marrëveshja u zyrtarizua nga drejtori i RTK-Radios, Arsim Halili dhe drejtori i Albradio-s, Premtim Sermaxhaj. Po ashtu në këtë takim morën pjesë edhe ud kryeredaktorja Flora Masurica Durmishi dhe Burim Baftiu nga Albradio.
Drejtori i RTK-Radios, Arsim Halili e vlerësoi të veçantë këtë marrëveshje në vazhdën e përmbushjes së misionit të Transmetuesit Publik për të ofruar program për bashkatdhetarët përkatësisht për të mbështetur komunitetin shqiptar që jeton në Zvicër duke ofruar muzikë burimore shqiptare, programe për fëmijë, të rinjë, të karakterit kulturor, edukativ dhe argëtues, me qëllim të ruajtjes së traditës dhe kulturës shqiptare. Ai tha se kjo marrëveshje poashtu mundëson shkëmbimin e përvojave, trajnimin e stafit dhe mbulimin e ngjarjeve e aktiviteteve për jetën dhe veprimtarinë e bashkatdhetarëve të Zvicrës, për nevojat e RTK-së.
Drejtori i Albradio-s, Premtim Sermaxhaj e cilësoi këtë marrëveshje të rëndësisë kombëtare sidomos për gjeneratat e reja të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër me qëllim të pengimit të asimilimit dhe ruajtës së gjuhës dhe kulturës shqiptare. Pas dakordancës, dy drejtorët u ftuan në cilësinë e mysafirëve në studion e Radio Kosovës, ku bashkëbiseduan për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.
Kjo marrëveshje përfshin ofrimin e shfrytëzimit të materialeve nga arkiva e pasur e RTK-së me karakter kombëtar, që i dedikohen audiencës shqiptare që jetojnë në Zvicër.
Po ashtu në këtë takim morën pjesë edhe ud kryeredaktorja Flora Masurica Durmishi dhe Burim Baftiu.
https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=638501