Samir Ramizi i bashkohet skuadrës Neuchatel Xamax
Një ditë pas largimit nga Winterthuri i Superligës zvicerane, lojtari ofanziv, Samir Ramizi, iu bashkua skuadrës Neuchatel Xamax.
Xamaxi luan në kategorinë e dytë zvicerane, ndërsa Ramizi edhe më herët ishte në këtë skuadër.
32-vjeçari për Xamaxin kishte luajtur 134 ndeshje, ndërsa kishte shënuar 18 gola dhe kishte bërë 24 asistime.
Me Xamaxin, Ramizi ishte dy vjet në Superligë e dy vjet në kategorinë e dytë helvetike.Prej vitit 2020 kishte luajtur për Winterthurin, me të cilën skuadër u nda të hënën.
Skip Ad
Advertisement