Shaqiri shënon supergol
Xherdan Shaqiri ka shënuar supergol për skuadrën e ligës MLS, Chicago Fire, në miqësoren e zhvilluar të enjten gjatë ditës.
Chicago Fire fitoi me rezultatin 4:0 ndaj Minnesotas, kurse Shaqiri realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 75-të.
Chicago Fire dhe Shaqiri po bëhen gati për edicionin e ri të ligës MLS.
Kampionati në SHBA për Chicago Fire nis më 25 shkurt, me ndeshjen në udhëtim te Philadelphia Union.