Përfaqësuesja e Shqipërisë do të luaj ndeshje miqësore në muajin mars dhe tashmë ka gjetur ekipin kundërshtar.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka njoftuar se miqësorja do të luhet kundër Suedisë në Stokholm.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” dhe do të jetë parapërgatitje për Shqipërisë për Kampionatin Evropian, i cili mbahet këtë vit në Gjermani.