Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Si të mbajë distancën e saktë në Autostradë?
7 Mars, 2024

Si të mbajë distancën e saktë në Autostradë?

Ekzistojnë dy rregulla standarde që mund t‘ju ndihmojnë

Nëse dëshironi të ruani distancën e duhur nga makina para jush në autostradë, mund të ndiqni dy rregulla të përgjithshme që ju shërbejnë për orientim.

Kushdo që nuk arrin të mbajë një distancë të sigurt dhe të mjaftueshme në autostradë përballet me dënime edhe ate shumë të larta.
Një nga shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda të trafikut në autostrada është distanca jo e mjaftueshme mes veturave në lëvizje.
Rregulloret e trafikut rrugor thonë se distanca e sigurisë me automjetin përpara duhet të jetë aq e madhe sa të mund të ndaloni veturën tuaj edhe nëse automjeti përpara frenon papritmas.

Për të kontrolluar nëse po ruani distancën e duhur, ekzistojnë dy rregulla të përgjithshme: “gjysma e shpejtësisë” dhe “rregulli i dy sekondave”.

Me gjysmën e shpejtësisë, distanca nga automjeti përpara është gjysma e shpejtësisë në metra. Kjo do të thotë: Nëse jeni duke udhëtuar me 100 km/h, distanca duhet të jetë 50 metra. Shtyllat e udhërrëfyesit në anë të rrugës shërbejnë si orientim sepse janë 50 metra larg njëra-tjetrës.

Me “rregullin e dy sekondave” ju kërkoni një pikë fikse në anë të rrugës, si një pemë ose një objekt tjetër që shihni përskaj rrugës. Pra, nëse vetura përpara jush e kalon këtë pikë, ju numëroni sekondat. Pra, ju duhet të kaloni pikën pas dy sekondave. Këto rregulla mund të zbatohen në kushte të mira atmosferike derisa në mot me shi ose borë distanca duhet të jetë më e madhe.

Është e rëndësishme të dini se nëse vozitni shumë afër mund të përballeni me humbje të patent shoferit e më pas do të fillojë edhe procedimi gjyqesor penal.

Gjyqësori zviceran i ndanë shkeljet në distancë si shkelje të lehta dhe të rënda të rregullave të trafikut. Për dallim, merren parasysh intervali kohor e gjithashtu edhe rrethanat. Në përgjithësi, një distancë prej më pak se 0.6 sekonda konsiderohet shkelje e rëndë e rregullores, e cila nuk do të dënohet sipas katalogut të denimeve, por me një njoftim denimi gjyqesor dhe ndalim drejtimi prej të paktën tre muaj, nëse nuk ka rast të hapur gjykate ose që është i denuar nga më herët.

Shkelja e distancës mund të vërtetohet edhe pa matje.

Mund të ndodhë që të vendoset një denim për mos respektimin e distancës minimale pa u bërë asnjë matje. Në rast se ndodhë një përplasje dhe provohet se nuk ka pasur distancë të mjaftueshme për të frenuar dhe është goditur vetura nga mbrapa atëherë vlerësimi i policisë mund të jetë i mjaftueshëm.

A ka radar matës për matjen e distancës?

Gjatë matjes së distancave, është shumë e rëndësishme që trafiku të regjistrohet plotësisht. Për ta bërë këtë, kamerat instalohen në një lartësi prej disa metrash mbi rrugë dhe zakonisht mbi Ura. Nga ky këndvështrim, megjithatë, nuk është e mundur të fotografohet shoferi në atë mënyrë që ai të njihet.
Por radarët e fundit modern mund të instalohen edhe në terrene të rrafshta dhe të kryejnë matjet në mënyrë digjitale dhe shumë precize.
Kjo është edhe arsyeja pse një aparat i dytë nxjerr foto nga një distancë e shkurtër nga pjesa e përparme.

Ju urojmë të gjithë ngasësve rrugë të mbarë dhe kujdes dhe koncentrim në timon.

Albradio

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE