Sport

Arnold Gjergjaj \”Kobra\” rikthehet në ring si fitues

Arnold Gjergjaj \”Kobra\” 39 vjeç mbrëmë është rikthyer në ring si Fitues.Mbrëmë në Grand Casino Basel, kampioni i botës në peshën e rëndë të WBF luftoi kundër 30 vjeçarit Gjerman Dennis Lewandowski. Ky takim nuk zhvillohej për Titull, Arnold Gjergjaj-Kobra, e zhvilloj këtë dyluftim si parapërgatitje për takimin e rradhës i cili do zhvillohet për

Arnold Gjergjaj \”Kobra\” rikthehet në ring si fitues Read More »

Olti Hyseni që po mahnit në Danimarkë: Ndihem danez, Kosovën s’e kam opsion

Olti Hyseni, 16-vjeçari që ka mahnitur këtë sezon në Danimarkë, ka mohuar në mënyrë kategorike se në të ardhmen mund ta veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Hyseni ka prindër nga Kosova. Por është lindur e rritur në Danimarkë. Megjithatë, anësori i majtë që debutoi sivjet në kategorinë e dytë të futbollit danez

Olti Hyseni që po mahnit në Danimarkë: Ndihem danez, Kosovën s’e kam opsion Read More »

Foda i beson potencialit të Kosovës: Jam i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira

Me fjalë shqip, Franco Foda e ka nisur dhe e ka mbyllur konferencën për shtyp në prag të debutimit në krye tëPpërfaqësueses së Kosovës në futboll. Gjermani Foda foli në konferencë të hënën, kur edhe nisi zyrtarisht grumbullimi i Përfaqësueses për ndeshjet miqësore me Armeninë dhe Hungarinë. Kosova luan me Armeninë më 22 mars në

Foda i beson potencialit të Kosovës: Jam i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira Read More »

HISTORIKE: Donjeta Sadiku kualifikohet në Lojërat Olimpike

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës. Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano. Në gjysmëfinale, Sadiku triumfoi ndaj Mesianos në kategorinë -60 kilogram në kuadër të turnout botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

HISTORIKE: Donjeta Sadiku kualifikohet në Lojërat Olimpike Read More »

Kosova U18 kualifikohet në Kampionat Botëror

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionatin Botëror që në gusht mbahet në Kinë. Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16. Hendbollistet e Kosovës dhe të Nigerisë janë përballur të dielën paradite në Tashkent të Uzbekistanit, në finale të IHF Trophy Intercontinental. Ndeshja ishte betejë e vërtetë.

Kosova U18 kualifikohet në Kampionat Botëror Read More »